EkonomiPolitike

Socialistët nuk kursehen, ‘lum’ parash për Samitin e Diasporës, darka gala 120 mijë $ (Lista e çmimeve)

Plot 660 milionë lekë për dy ditë. Kjo është fatura e këtij aktiviteti që do të mbahet në Lezhë nga 28 shkurti deri në 2 mars.
Featured image of article: Socialistët nuk kursehen, ‘lum’ parash për Samitin e Diasporës, darka gala 120 mijë $ (Lista e çmimeve) Edi Rama, kryeministër gjatë samitit të parë të Diasporës

TIRANË- Kryefjala e ditës së sotme është Samiti i Diasporës, një event i cili organizohet nga Ministria e Shtetit dhe Diasporës me vendim të Këshillit të Ministrave. Por janë shifrat ato që “godasin”, dhe në këtë rast socialistët nuk kursehen. Plot 660 milionë lekë të vjetra për dy ditë. Kjo është fatura e këtij aktiviteti që do të mbahet në Lezhë nga 28 shkurti deri në 2 mars.

Në axhendën e këtij Samiti parashikohen udhëtime drejt Lezhës, si dhe dreka e darka për rreth 800 personat që janë të ftuar.

Ndërkohë që lista e çmimeve është goxha e kripur. Darka gala është parashikuar të kushtojë 120 mijë dollarë. Skenografia e eventit është 210 mijë dollar, kancelaria 150 mijë dollarë, koktejli 140 mijë dollarë, ndërkohë që në shpenzime është përfshirë edhe transporti vajtje ardhje nga Tirana në Lezhë për 800 persona.

Lista e plotë e çmimeve për Samitin e Diasporës

Programi i Samitit të Diasporës

Programi i Samitit të Diasporës

(f.g/dosja.al)

Shto Koment