Politike

Fushata, Asambleja dhe LISTAT/ Rama “lë” Durrësin, ia kalon Ardian Çelës së OSHEE-së, drejtuesit politikë të qarqeve dorëzojnë raportet javore me “pikat e dobëta”. Porosia e kryesocialistit

  • Rama nuk lejon gabime! Paralajmëron shkarkime: Ata që nuk punojnë…
  • 2 orë mbledhje! Pas Dakos, Rama ia “jep” Durrësin Ardian Çelës, ç’ndodhi gjatë takimit
  • FOTO-LAJM/ Rama i shkujdesur me veshjen, shfaqet para kamerave me këmishën jashtë
  • Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin e PS dhe drejtuesit politikë në qarqe. Në vend të tij në Durrës si coordinator politik, Rama ka vendosur drejtorin e OSHEE-së, Ardian Çelën. Në fokus të dy takimeve, një paradite dhe një pasdite, ishin objektivat për zgjedhjet parlamentare, asambleja e PS, drafti i PS për listat e hapura dhe analiza e qarqeve para nisjes së fushatës.
    Featured image of article: Fushata, Asambleja dhe LISTAT/ Rama “lë” Durrësin, ia kalon Ardian Çelës së OSHEE-së, drejtuesit politikë të qarqeve dorëzojnë raportet javore me “pikat e dobëta”. Porosia e kryesocialistit Kryeministri Edi Rama dhe socialistët
    Përditësuar:

    TIRANË– Mbledhje, diskutime dhe vendime! Kjo është kryefjala e socialistëve para çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E hëna për socialistët ka nisur me mbledhje mes grupit parlamentar dhe drejtuesve politikë në qarqe.

    Në takimin e pasdites, pas dy orësh diskutime, në vend të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, koordinator është caktuar drejtori i OSSHE-së, Ardian Çela. Pasi kryesocialisti Edi Rama e mori vetë përkohësisht detyrën, zgjodhi që t’ja delegojë sot Çelës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky i fundit gjatë 2 orëve takim i ka dorëzuar numrit një të qeverisë dosjen me problematika të qytetit bregdetar. Gjithaashtu bëhet me dije se përveç Çelës, edhe të gjithë të dërguarit e tjerë në qarqe kanë nxjerrë konkluzione për punën e bërë dhe “pikat e dobëta”, ndërsa Rama ka kërkuar prej tyre më shumë vëmendje ndaj shërbimeve të qytetarëve, ndërsa ka paralajmëruar shkarkime për “dembelët”.

    Ndërsa në mbledhjen e zhvilluar paradite, e cila nisi që në orën 10:00 në fokus të diskutimit, burime për Dosja.al thanë se ishte drafti i Partisë Socialiste, që u prezantua të premten në Këshillin Politik, organizimi i Asamblesë, por edhe llogaridhënia në lidhje me aktivizimin e strukturave në rrethe për objektivat që janë arritur para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

    Në dalje të mbledhjes, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla bëri me dije se PS nuk tërhiqet nga drafti i dorëzuar ditën e premte, dhe shtoi se formula e propozuar është frymëzuar nga Austria, Kroacia, Belgjika dhe vendet skandinaave. I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e Asamblesë, Balla tha se asambleja do të mblidhet në javët në vijim, por nuk dha një datë konkrete.

    Kryeministri Rama ka mbledhur edhe dy herë të tjera socialistët në seli. Ai ka kërkuar që objektivi për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill të vitit të ardhshëm, janë 80 mandate. Kryeministri u ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të dalin për fushatë dhe të kenë si prioritet komunikimin me qytetarët. Nga raportimet e bëra deri më tani, qarqet në Veri të Shqipërisë kanë rezultuar më shumë problematikë. Një tjetër porosi e Ramës ka qenë edhe ‘hetimi’ i Opozitës, për mënyrën se si do të angazhohet në fushatë.

    Drejtuesit politikë në qarqe janë:

    TIRANË- Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati

    DURRËS- Kryeministri Edi Rama (përkohësisht)

    ELBASAN- Taulant Balla

    FIER- Gramoz Ruçi

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    BERAT- Blendi Klosi

    KORÇË- Niko Peleshi

    VLORË- Damian Gjiknuri

    GJIROKASTËR- Bledi Çuçi

    LEZHË- Lindita Nikolla

    DIBËR- Olta Xhaçka

    KUKËS- Safet Gjici

    SHKODËR– Ilir Beqaj

    (f.m;f.g/dosja.al)

    • 18:59

      FOTO-LAJM/ Rama në humor të mirë, del nga selia rozë dhe shkëmben batuta me gazetarët. Nuk e mban dot, por qesh edhe Gramoz Ruçi

      Kryeministri Edi Rama ka dalë me humor të mirë nga mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve. Krah Ruçit, Rama menjëherë ka pikasur kamerat dhe gazetarët, të cilët qëndronin jashtë selisë rozë për përfundimin e takimit.

      I qeshur, Rama flet diçka me gazetarët dhe u bën gjeste me dorë, por nuk kuptohet qartë se çfarë thotë. Madje në një moment, me kryeministrin qesh edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

    • 18:35

      Fushata dhe zgjedhjet para, Rama nuk lejon gabime! Paralajmëron shkarkime: Ata që nuk punojnë…

      Edi Rama

      Zbulohen porositë që kryeministri Edi Rama u ka dhënë socialistëve gjatë dy orë mbledhje që u zhvillua pasditen e sotme. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se numri një i socialistëve ka paralajmëruar shkarkime për të gjithë ata që nuk punojnë me qytetarët. Në fjalën e tij, Rama ka vënë theksin në vazhdimësinë e takimeve me qytetarët për të rikuperuar “pikët” që mund të jenë humbur.

      “Nuk do lejohen në krye të institucioneve ata që nuk punojnë. Rishikim të drejtuesve të institucioneve që nuk kanë kryer punën. Analiza për punën e drejtuesve të institucioneve. Evidentoni drejtorët që nuk iu kanë ofruar shërbim qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama. 

    • 17:58

      2 orë mbledhje! Pas Dakos, Rama ia “jep” Durrësin Ardian Çelës, ç’ndodhi gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve (DETAJE)

      Edi Rama

      Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste me të cilët ka diskutuar rreth organizimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 Prill 2021. Takimi që zgjati për rreth dy orë u mbyll para pak minutash e duket se janë bërë disa ndryshime shumë thelbësore për partinë rozë. Gjatë mbledhjes ishte i pranishëm zëvendësuesi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Ardian Cela i cili është në pozicionin e koordinatorit të qarkut të Durrësit. Ky i fundit ka paraqitur gjatë mbledhjes dhe problematikat që ka qyteti bregdetar. Kjo është mbledhja e dytë për ditën e sotme pasi paradite u zhvillua dhe një mbledhje tjetër ku pjesë e saj ishin dhe përfaqësuesit e qarqeve së bashku me grupin parlamentar.

    • 17:15

      FOTO-LAJM/ Rama i shkujdesur me veshjen, shfaqet para kamerave me këmishën jashtë e gjithë rrudha. Ilir Beqja si “Madonna”, mban në duar dy telefona

      Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS ka kërkuar sërish mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, Rama mbërrin i pari në seli. Me këmishën jashtë pantallonave dhe me syze, kryeministri kalon para gazetarëve dhe pasi merr frymë thellë, me kokën lart futet në godinë.

      I lodhur, pas disa mbledhjesh, në selinë rozë futet dhe drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja. Pa xhaketë por me një këmishë të bardhë e me dy telefona në dorë, duket se ish-ministri do të mbajë një fjalë të gjatë para “shefit”. Me dy telefonat në duar, Beqja na kujton këngën hit të kësaj vere: Madonnën. Ndërsa Ruçi, si gjithmonë është i kujdesshëm për pamjen e tij të jashtme.

    • 16:55

      Dita plot me takime, Rama me mendjen tek 25 prilli, sërish mbledhje me drejtuesit e qarqeve

      Selia e Partise Socialiste

      Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish ditën e sotme drejtuesit socialistë të qarqeve. Takimi, i cili po mbahet në selinë rozë ka në fokus zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku drejtuesit e qarqeve do të dorëzojnë një raport për zhvillimin e fushatës. Nga mbledhja pritet të kryeministri të nxjerrë konkluzione për punën e të dërguarve të tij në qarqe. Mbledhja e socialistëve ka nisur që prej orës rreth orës 16:00, ndërkohë mësohet që Rama po u jep porosi që të kenë si prioritet shërbimet ndaj qytetarëve.

    • 11:45

      Drafti në KP/ PS e "prerë", Balla: Koha kur bënim Kode Zgjedhore me shpikje alla shqiptarçe dhe koalicione si trena me vagona ka ikur!

      Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ftuar Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që të sjellin propozimet e tyre në KP. Duke theksuar të njëjtin mesazh si Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në KP, Balla zbardhi detaje nga mbledhja e grupit të PS, dhe tha se drafti i propozuar nga PS ka marrë parasysh të gjitha propozimet nga të gjitha këndvështrimet politike, ndërsa sa për listat ka theksuar se janë 100% të hapura.

      Por Balla tha se koalicionet do të ndryshojnë dhe shtoi se nuk do të ketë më të njëjtën metodë për funksionimin e tyre.  “Koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla shqiptarëve, siç është historia e koalicioneve deri në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vagonët e një treni mallrash.”

      Shpresoj që nga ana e opozitës jashtëparlamentare të kemi mundësinë që të vazhdojmë diskutimin me ta dhe e nxis PD dhe LSI dhe partitë e tjera jashtëparlamentare që të kontribuojnë me propozimet e tyre. Drafti jonë i ka marrë 100% të gjitha propozimet e shprehura deri tani nga të gjitha këndvështrimet politike.

      Listat janë 100% të hapura. Koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla shqiptarëve, siç është historia e koalicioneve deri në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vagonët e një treni mallrash, ka ikur.

      Në këtë këndvështrim dua të them se propozimi ynë është që sot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë, Kroacia ka fix këtë sistem, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Holanda. Çështje të karakterit teknik do të diskutohen, janë të gjitha të hapura. Një shtet unitar siç është Shqipëria e ka të domosdoshme këtë.

      Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore. Ne kurrsesi nuk mund ta humbim këtë arritje. Kuvendi i pas 25 prillit të paktën 1 në 3, pra 46 do të jenë gra dhe kjo i bën mirë parlamentarizmit”, tha Balla.

    • 11:40

      Pse PS nuk e mbledh Asamblenë? Flet Balla: Kryetari është konsultuar me ne, në javët në vijim do të merret vendimi...

      Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se po shihet një mënyrë për ta mbledhur asamblenë Kombëtare, në një format që nuk cënon integritetin. I pyetur nga gazetarët në dalje të mbledhjes së grupit të PS, Balla tha se kryesocialisti Edi Rama është konsultuar me deputetët për gjetjen e një zgjidhjeje. Megjithatë, sërish për mbledhjen e Asamblesë nuk ka një datë konkrete.

      Pyetje: Pse PS nuk e ka mbledhur Asamblenë Kombëtare?

      “Jemi në kushtet e pandemisë, dhe kemi menduar për një mbledhje funksionale të Asamblesë Kombëtare. Në kushtet e një salle dhe një mbledhjeje tradicionale dhe në momentin e duhur, kemi menduar një mënyrë që të garantojë integritetin e procesit, sepse Asambleja zgjedh institucione drejtuese të Partisë dhe kryetari ka të drejtë të mbledhë asamblenë. Ai është konsultuar me ne për të gjetur një mënyrë që s’prek integritetin e procesit”,-tha Balla. 

      Mbledhja e Asamblesë së PS ishte parashikuar që të zhvillohej më 4 shtator, por u shty për në datën 11 e tashmë është shtyrë sërish me afat të pacaktuar. Zëra në media thonë se asambleja do të zhvillohet në tetor, por nga PS nuk ka një datë zyrtare për mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës në PS.

    • 11:39

      Balla: Drafti i PS, sjell lista 100% të hapura! Modeli ynë si i Kroacisë, Belgjikës e Austrisë, formulën se kemi shpikur ne (SHPJEGON EDHE NUMRIN E VOTAVE PËR MANDAT)

      Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me hapjen e listave 100%. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se PS është e palëkundur nga drafti i dorëzuar të premten në Këshillin Politik.

      “Sepse edhe ligjvënësit e Austrisë, Cekisë, etj, kanë analizuar me shumë vite dhe kanë konkluduar në një formë të tillë. Jo, një kandidat s’duhet të marrë më shumë vota se partia. Ju ftoj që të mbani edhe ju një konferencë për mediat në emër të PD, (replikon me gazetaren Ambrozia Meta). Ky është një diskutim që ndodh sa herë që jam para jush, por unë dua t’ju them që këtë formulë se kemi shpikur ne, por e ka pjesa më e madhe e vendeve. Unë e kam shumë përzemër Kosovën, por kemi menduar që Shqipëria duhet të zgjedhë si vendet më lart, Kroacia, Danimarka, Belgjika, Republika Ceke, se janë modele më të mira. Ka këndvështrime që mund të zgjidhet modeli i Kosovës siç thatë ju, por që një kandidat të zgjidhet deputet duhet të përmbushë legjitimitetin për të marrë votat. S’mund të mblidhen 36 vetë në Tiranë, dyhe të marrin secili nga 30 vota dhe më pas të dalin deputet. Ky nuk është legjitimitet. Renditja e partisë, numri i votave për çdo kandidat rimodelon listën. Variabli është nga 9 mijë në qarqet më të vogla në 12 mijë në Tiranë. “,-tha Balla. 

    Shto Koment