Politike

Socialistët duan ta shkarkojnë, Meta i bën karshillik Ramës. Shfaqet me Gramoz Ruçin para Leyla Moses-Ones (FOTO)

  • E veshur me blu, Spiropali poston foto me të deleguarën e SHBA-ve
  • Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve.
    Featured image of article: Socialistët duan ta shkarkojnë, Meta i bën karshillik Ramës. Shfaqet me Gramoz Ruçin para Leyla Moses-Ones (FOTO) Gramoz Ruç dhe Ilir Meta (Foto ilustruese)

    TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi janë fotografuar pranë njëri-tjetrit në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, ku po kremtohet festa e pavarësisë së SHBA-ve. 

    Teksa Kuvendi i Shqipërisë ka nisur hetimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, të dy janë parë në rresht të parë pranë njëri-tjetrit teksa ndjekin aktivitetin për pavarësinë e SHBA-së.

    Në këto foto që Shqiptarja.com sjell në një skenë të ngritur në ambientet e rezidencës së SHBA-së është duke folur e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones. Ajo tha se kushtetuta amerikane është themeli më i vjetër i demokracisë. Në fakt, Meta, akuzohet nga mazhoranca se ka shkelur pikërisht parimet kushtetuese të vendit, duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit me një dekret që shfuqizoi dekretin e tij të parë, atë të 30 qershorit. Një akt që nuk u konsiderua nga mazhoranca për sakohë nuk solli pasoja në procesin zgjedhor, i cili u mbajt në datën e parë të dekretuar nga Meta.

    1562867778_metaruciambasadaamerikane1.jpg

    Të pranishëm në këtë ceremoni në rezidencën e ambasadës së SHBA janë personalitete nga politika, media arti e kultura. 

    Dita e Pavarësisë së SHBA u shënua të enjten e 4 korrikut, por ambasada në Tiranë, vendosi ta kremtojë ditën e sotme.

    (Marrë nga Shqiptarja.com)

    Shto Koment