Aktualitet

S’ndalet lufta me Brryli Broadway, faqja virale mbyllet për herë të tretë, kush po i përndjek ‘Kecat e Dajës’

Brryli është një faqe satirike e cila ironizon politikën, por është më kritike me qeverinë dhe Edi Ramën. Ende nuk dihet se nga kush është mbyllur, por më herët adiministratorët e faqes kanë akuzar njerëzit pranë Ramës për sulmet e vazhdueshme që u janë bërë.
Featured image of article: S’ndalet lufta me Brryli Broadway, faqja virale mbyllet për herë të tretë, kush po i përndjek ‘Kecat e Dajës’ Të dhënat që tregojnë se faqja është mbyllur dhe meme për 'luftën' e Brryli Broadway

TIRANË- Faqja satirike në Facebook, Brryli Broadway është mbyllur sërish. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që kjo faqe është zhdukuar nga Facebook, pas raportimeve që bëjnë persona të ndryshëm tek Facebook.

Brryli është një faqe satirike e cila ironizon politikën, por është më kritike me qeverinë dhe Edi Ramën. Ende nuk dihet se nga kush është mbyllur, por më herët adiministratorët e faqes kanë akuzar njerëzit pranë Ramës për sulmet e vazhdueshme që u janë bërë.

Adiministratorët e kësaj faqeje satirike, njihen për humorin e tyre dhe për ironitë që bëjnë me politikanët. Sulmi që po i bëhet kësaj faqeje nuk është i pari, pasi dhe herë të tjera Facebook e ka mbyllur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë Brryli Broadway shkruante në Instagram se pas raportiemve faqja e tyre në Facebook ishte mbyllur, ndërsa dy ditë më parë lajmëruan fansat se kishin mundur që të rimrrnin faqen e tyre.

Ndërkohë mbrëmë në darkë, kjo faqe është zhdukur sërish nga Facebook dhe është mbyllur sërish pas raportimeve të shuma që i janë bërë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment