Aktualitet

S’ndalen protesta në Shqipëri, bizneset  e mbyllura nga karantina: Nesër në 11:00 para Kryeministrisë

Në një njoftim të shpërndarë në mediat sociale, bëhet me dije se kërkesa për Edi Ramën do të jetë hapja e palestrave.
Featured image of article: S’ndalen protesta në Shqipëri, bizneset  e mbyllura nga karantina: Nesër në 11:00 para Kryeministrisë Foto ilustruese (Biznes duke u mbyllur)

TIRANË- Bizneset e mbyllura nga karantina kanë njoftuar se nesër në orën 11:00 do të zhvillojnë një protestë para kryeministrisë. Në një njoftim të shpërndarë në mediat sociale, bëhet me dije se kërkesa për Edi Ramën do të jetë hapja e palestrave.

Të dielën në 11:00 përballesë Kryeministrisë, tek lulishjta, bëhet një protestë për bizneset e mbyllura nga ‘karantina’ dhe dëmtimi i turizmit. T’i bashkohemi kësaj nisme me thirrjen: Hapni palestrat”, shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njoftimi për protestën

Ndërkohë sot dhjetëra qytetarë zhvilluan një protestë për mbylljen e Parkut të Liqenit. Ata kërkuan bga qeveria që kjo hapësirë të jetë e hapur çdo ditë, pasi ajri është i të gjithëve dhe nuk mund të ndalohen për të bërë xhiro nga kodrat e liqenit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment