Aktualitet

S’ndalen dasmat edhe në kohë COVID: Gjobiten me 10 milionë lekë katër lokale në Lezhë

Administratorët e lokaleve me iniciale:  M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z., janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë.
Featured image of article: S’ndalen dasmat edhe në kohë COVID: Gjobiten me 10 milionë lekë katër lokale në Lezhë Policia e Lezhës

LEZHË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve në Lezhë pasi në subjektin e tyre kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ.

Administratorët e lokaleve me iniciale:  M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z., janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Policia ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 4 restorante dasmash në Lezhë dhe Ishull Lezhë që vazhdonin të ushtronin aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit M.B., Y.Z., E.U. dhe E.Z.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment