Politike

“S’na ka ardh njeri për ndihmë”/ Rama: Familjes Krosi nuk iu rindërtua banesa sepse s’ju pëlqeu arkitektura fillestare, tashmë kemi rënë dakort dhe punimet nisin së shpejti

VIDEO
Sipas Ramës, familja Krosi trajtohet me bonus qiraje në vlerën 20 mijë lekë në muaj, shumë që do të lëvrohet për ta deri në fund të procesit të rindërtimit dhe është trajtuar edhe me ushqime nga rezervat materiale të shtetit gjatë periudhës së pandemisë.
Featured image of article: “S’na ka ardh njeri për ndihmë”/ Rama: Familjes Krosi nuk iu rindërtua banesa sepse s’ju pëlqeu arkitektura fillestare, tashmë kemi rënë dakort dhe punimet nisin së shpejti Edi Rama. Fran Krosi, Belind Këlliçi
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar tre ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike, në lidhje me familjet e Fran dhe Dodë Krosit. Me anë të një videoje, të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video ku tregon se këto dy familje kanë marrë bonusin e qirasë dhe do të vijojnë ta marrin deri në momentin që do të hyjnë në banesat e tyre të reja.

Kryeministri Rama sqaron me anë të videos se rindërtimi i banesës së familjes Krosi nuk është bërë pas dëmeve që mori nga tërmeti i 21 shtatorit, pasi, vetë familja e zotit Krosi nuk ishte dakord me arkitekturën tip të miratuar për numrin e banorëve sipas certifikatës familjare.

Ndërsa pas tërmetit të 26 nëntorit, banesa e Krosit konstatohet me nivel dëmi DS5, duke e kualifikuar atë për rindërtim në një tjetër formë. Sipas kryeministrit, kjo banesë do të rindërtohet në mënyrë që brenda saj të jetojnë të regjistruarit bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët nuk janë në certifikatë familjare, në mënyrë që të ketë haoësirë të mjaftueshme. Sipas Ramës, familja Krosi trajtohet me bonus qiraje në vlerën 20 mijë lekë në muaj, shumë që do të lëvrohet për ta deri në fund të procesit të rindërtimit dhe është trajtuar edhe me ushqime nga rezervat materiale të shtetit gjatë periudhës së pandemisë.

 “Vazhdon avazi i ulët i mishit për top, me individë e familje që i vihen në dispozicion Partisë Demokratike për shfaqjet e propagandës së saj të shfrenuar kundër qeverisë, falë edhe medieve që nuk marrin mundimin më të vogël të verifikojnë vërtetësinë e këtyre shfaqjeve të shëmtuara… Njëra palë më dembele se tjetra. Banesa e amortizuar e Fran Krosit u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit 2019. Ekipet e emergjencës civile pranë bashkisë Krujë, konstatuan dëmtime të rënda duke e shpallur të pabanueshme.

Më kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe Këshillit Bashkiak për miratimin e listës së familjeve dhe dokumentacionit për dëmet e shkaktuara në bashkinë Krujë banesa e Fran Krosit është listuar bashkë me 18 banesa të tjera në të gjithë territorin për t’u rindërtuar. Pas zhvillimit të procedurës së prokurimit fillon ndërtimi i këtyre banesave, por familja e zotit Krosi nuk ishte dakord me arkitekturën tip të miratuar për numrin e banorëve sipas certifikatës familjare dhe realizimi i ndërtimit për këtë arsye nuk u krye. Ndërkohë banesa u dëmtua më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit. Me këtë rast bashkia Krujë vendosi të kryejë edhe njëherë konstatimin për këtë banesë me qëllim përfshirjen e saj në skemat e reja të rindërtimit, sipas legjislacionit të posaçëm për tërmetin e 26 nëntorit. Banesa e Krosit konstatohet me nivel dëmi DS5, duke e kualifikuar atë bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët nuk janë në certifikatë familjare me të me qëllimin e mirë që banesa e re që do të rindërtohet të jetë e mjaftueshme për të gjithë familjarët që banojnë faktikisht në të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, fakti më i rëndësishëm që vërteton që kjo familje nuk është braktisur në asnjë moment nga qeveria shqiptare është bonusi i qirasë. Familja Krosi trajtohet me bonus qiraje në vlerën 20 mijë lekë në muaj, shumë që do të lëvrohet për ta deri në fund të procesit të rindërtimit. Familja e Dodë Krosit me vendim të Këshillit Bashkiak më 30 janar 2020 trajtohet me pagesën e qirasë ndërsa është trajtuar edhe me ushqime nga rezervat materiale të shtetit gjatë periudhës së pandemisë. Dodë Krosi ka përmbyllur fazën e aplikimit për të përfituar nga procesi i rindërtimit e shumë shpejt do të nisin punimet për banesën e tij të re,”- thuhet në videon e publikuar nga Rama.

Statusi i Ramës

Më 28 shtator, anëtarët e familjes Krosi treguan përballë Belind Këlliçit as askush nga shteti nuk u kishte shkuar dhe se nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment