Showbiz

“S’na intereson ku i kalon pushimet Fevziu”, Rudina Magjistari degradon me komentuesen: Vizitohu në psikolog

Rudina Magjistari ka replikuar me komentuesen, pasi i ka bërë një kritikë në lidhje me episodin, ku I ftuar ishte Blendi Fevziu.
Featured image of article: “S’na intereson ku i kalon pushimet Fevziu”, Rudina Magjistari degradon me komentuesen: Vizitohu në psikolog Moderatorja, Rudina Magjistari.

TIRANË– Moderatorja Rudina Magjistari vjen çdo ditë në ekranin e TV Klan me emisionin e saj, në të cilin fton personazhe të ndryshëm. Dy ditë më parë i ftuar ishte gazetari, Blendi Fevziu, i cili foli gjatë për udhëtimet e tij të shumta të kësaj vere.

Por, një komentuese e ka kritikuar këtë episode, si të panevojshëm: “E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi  Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene! Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë. Mendoj se populli jonë ka nevojë për mbështetje sociale ekonomike psikologjike dhe vetëm me këto emisione nuk mund ti ndihmoni dot por i ngatërroni më shumë!”

Pas këtij komenti, Rudina Magjistari e ka ofenduar rëndë ndjekësen, duke i këshilluar të vizitohet tek një ekspert i shëndetit mendor.

“Zonjë, mbeshtetjen sociale-konomike, duhet ta kërkoni në institucionet shtetërore, atë psikologjike, tek ekspertet e shëndetit mendor.Televizori ka për detyrë të informojë, argëtoj dhe edukoj detyra të cilat përpiqemi ti bëjmë çdo ditë e me shumë përkushtim. Madje dhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë e kemi bërë dhe jo rrallë.Faleminderit, që na ndiqni!”– i përgjigjet Rudina Magjistari.

Postimi i Rudina Magjistarit.
Komentet në postimin e Rudina Magjistarit.

(R.L/Dosja.al)

 

Një Koment në ““S’na intereson ku i kalon pushimet Fevziu”, Rudina Magjistari degradon me komentuesen: Vizitohu në psikolog

  1. Sherbetore te Propagandes, kjo Rudina, Ermal Palluqja,Fevziu dhe shume te tjere.

Shto Koment