Showbiz

S’mund të ndodhte ndryshe, Almeda rrëfen dhuratën më të bukur për të birin…nga vjehrra

Almeda Abazi rrëfen ndjesinë e të qenit nënë. Bukuroshja shqiptare e martuar me aktorin turk, Tolgan Sayisman, thotë se dhuratën më të bukur të fëmijës ia ka bërë vjehrra.
Featured image of article: S’mund të ndodhte ndryshe, Almeda rrëfen dhuratën më të bukur për të birin…nga vjehrra Almeda Abazi, Tolga dhe i biri

Disa muaj më parë aktorja dhe moderatorja,  Almeda Abazi dhe aktori i njohur i shumë serialeve turke Tolgahan Sayisman  u bënë prindër për hërë të parë duke sjellë në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin “Efehan”.

Si Almeda ashtu dhe Tolgahan kanë ndarë foto dhe video të vogëlushit në llogaritë e tyre në rrjetet sociale duke shprehur lumturinë për ardhjen në jetë të tij.

Në një intervistë për “Revista Who” Almeda ka rrëfyer emocionet dhe të gjitha ndjesitë e të qenurit nënë.

Ajo nuk la pa përmendur  që përkrah shumë dhuratave  të bukura qe  kamarrë  Efehan,  ajo më  mbresëlënëse është ajo e gjyshes së tij, nënës së Tolgës.

“Përkrah shumë e shumë dhuratave të bukura që ka marrë (ku dhe gjej rastin t’i falenderoj të gjithë), ajo më mbresëlënëse ishte dhurata e gjyshes (nëna e Tolgas) që më dhuroi paliçetat dhe batanijen e Tolgas që kishte ruajtur nga koha kur ai ka qenë 1 muajsh- shprehet Almeda.

Sa me fat kjo vajzë!

*D.k/Dosja.al

Shto Koment