SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Një burim i gazetës “Si” pranë policisë së Komisariatit nr. 1 i tregoi kallëzimin e Marjan Lacës ndaj vartësit të tij. Denoncuesi pohon se ka funksionin e drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Shefi i thotë policisë: Duke qenë se ushtroj këtë kontroll, puna ime është në kontrollin e gjithë territorit të vendit në fushën doganore. Nën varësi kam gjithsej rreth 100 persona, këta në funksione të ndryshme. Puna është e ndarë në grupe të përbërë nga tri veta që ushtrojnë kontrollin në pika të ndryshme doganore, det dhe tokë. Në varësinë time kam edhe punonjësin Ermal K. , i cili është përgjegjës grupi i Antikontrabandës tokësore. E kam gjetur në këtë detyrë kur mora detyrën e drejtorit. Në datën 5 dhjetor 2019, ishte ditë e enjte, rreth orës 20:00, kur gjendesha në banesën time, më vjen një SMS në WhatsApp. Ky numër i përket vartësit.
Mesazhi i parë ishte me tekst “Përshëndetje zoti Laca. Ka gjithë jetën që merrem vetëm me punët e mia. Ju që kur më njihni jeni marrë vetëm me punët e mia. Përse zotëria juaj? Ca të kam ba?. Por meqë e paske kthyer në personale, dy duart për një krye janë, të kam thënë edhe herë tjetër, nuk të kam as hakë as hile, por nuk me paske nie. Fjalë malësori, mu ruaj, dhe mos harro di shumë gjëra për ju. Mund ta shkatërroj jetën tuaj në dy orë. Nuk ia kam ba njeriu, por ti më detyron”.
Drejtori tregon në polici se pasi lexoi mesazhin i është përgjigjur se “po bën gabim që po i shkruan” dhe se “po bëj punën time si me ty, si me ata që shkelin ligjin. Pushka top t’u bëftë ty dhe kujtdo tjetër që kërkon të më intimidojë në punën time”, mësohet t’i ketë thënë shefi vartësit të tij. Denoncuesi kujton se pas këtij reagimi se vartësi ka vazhduar me mesazhe kërcënuese mes tyre edhe fraza “do ju vij te shtëpia”.
Në materialet e vendosura në dispozicion pranë gazetës “Si” nga burime të Komisariatit nr.1, policia e pyet drejtorin:
Policia: Përse ju kërcënon me mesazh Ermali?
Drejtori: Arsyeja është se ndaj tij, para tre muajsh kam filluar një hetim disiplinor, duke parashtruar shkeljet e tij gjatë detyrës që i kam referuar në departamentin operativ, i cili do verifikojë deri ku janë shkeljet e tij.
Policia ka referuar menjëherë dosjen për hetime për veprën e kanosjes për shkak të detyrës, ndonëse vartësi është shprehur mjaft i penduar. Mbase pas nisjes së hetimeve, vartësi do ta përdorë edhe vetë më pas shprehjen “shefi ka gjithmonë të drejtë, edhe kur nuk ka të drejtë”. Marrë nga Gazeta Si
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Selami Simsek, është një tjetër shtetas turk që pritet të ketë të njëjtin fat me Harun Çelik, i cili u dëbua nga autoritetet shqiptare më 1 ...
SHQIPËRI– Kundërsulmi me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak nga Irani ka sjellë reagime nga udhëheqësi suprem Ali Khamenei dhe kryeministri Edi Rama. ...
TIRANË- Ata në foton e mësipërme janë dy adoleshentët që i morën jetën 50-vjeçares në Mallakastër, pasi u futën në banesën e saj si mysafirë.Drita ...
KURBIN- Një 19 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largoh...
TIRANË- Alban Zusi, Kryetari i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, ka paralajmëruar sot për rreziqet që do t’i kanosen ekonomisë shqiptare nga marrëves...
KORÇË- Dosjen e hetimit për vrasjen e Altin Balliut në Korçë një vit më parë, gjykata ia kthen për herë të dytë Prokurorisë. Gjatë seancës s...
Pikëzimi i kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë – një nga institucionet e reja që pritet të konstituohet në janar, ka ngritur dyshime se gara në Kës...
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, Elsa Håstad. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alea...
TIRANË- Policia Rrugor ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit kontrollet me radar në rrguë, ku janë ndëshkuar qindra shoferë problematikë. Në një njoftim ...
TIRANË- Ambasada amerikane në vendin tonë nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga ...