Rajoni

“S’më pëlqen Kosova”, Çollaku pas deklaratave të Presidentit çek: Provokative, Shqipëria të mos heshtë

  • “S’më pëlqen Kosova”, presidenti çek kënaq egon e Vuçiç: Faleminderit shumë
  • Në një status në Facebook Çollaku shkruan se ministria e jashtme e Shqipërisë nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal.
    Featured image of article: “S’më pëlqen Kosova”, Çollaku pas deklaratave të Presidentit çek: Provokative, Shqipëria të mos heshtë Kreshnik Collaku dhe Milos Zeman

    TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Collaku ka reaguar pas deklaratave të presidentit çek Milos Zeman i cili tha gjatë vizitës së tij në Beograd se nuk i pëlqen Kosova.

    Në një status në Facebook, Çollaku shkruan se ky është një skandal dhe se këto deklaratat ishin tepër provokative.

    Ai i bën thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që mos t’i kalojë në heshtje këto deklarata. Çollaku shton më tej se kur Kosova provokohet, Shqipëria nuk mund të heshtë.

    Skandaloze deklaratat e presidentit Çek nga Beogradi.
    Deklarata te tilla e aq me teper angazhimi ne krah te Serbise ne fushaten e terheqjes se njohjes se Pavaresise e Shtetesise se Kosoves, jane thellesisht provokative,te frymezuara nga ide shoviniste,rraciste e primitive.
    Trishtim eshte qe nje perfaqesues i larte i nje vendi antare te BE leshon te tilla deklarata mbushur me plot fobira dhe ne cdo rast larg modelit kultures e vizionit europian.

    Ministria E Jashtme e Shqiperise nuk mund te kaloje ne heshtje deklarata te tilla provokuese qe cenojne direkt stabilitetin e rajonit dhe percmojne sakrificen e shqiptareve per liri e pavaresi.
    Njohja e respektimi i Pavaresise dhe Shtetesise se Kosoves duhet te jete nje nder percaktimet e ndertimit te marredhenieve reciproke dhe per Republiken e Shqiperise,ne marredhniet bilaterale.

    Kur Kosova provokohet ne te drejtat e saj ekzistenciale,Shqiperia nuk mund e nuk duhet te heshte,”- shkruan Çollaku në Facebook.

    Paraditen e sotme Presidenti çek Milos Zeman ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Kreu i shtetit çek i tha Vuçiç në Aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb“, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment