Showbiz

‘S’më ka ndodhur kurrë. Absurde!’ Evi Reçi largohet në mes të intervistës, bie ‘pre’ e kamerës së fshehtë (VD)

Në një "intervistë", gazetari Ronaldo Sharka e ka nxehur Evi Reçin me pyetjet e tij pasi shtirej se nuk dinte asgjë për të.
Featured image of article: ‘S’më ka ndodhur kurrë. Absurde!’ Evi Reçi largohet në mes të intervistës, bie ‘pre’ e kamerës së fshehtë (VD) Evi Reçi

TIRANË– Këngëtarja dhe tashmë moderatorja Evi Reçi është ‘viktima’ e radhës e kamerës së fshehtë të emisionit “Thumb”.

Në një “intervistë”, gazetari Ronaldo Sharka e ka nxehur Evin me pyetjet e tij pasi shtirej se nuk dinte asgjë për të.

“Nëse do të propozohej një format pasditeje, do ta prezantoje?”, e pyet gazetari Evin.

“Po unë pasditeje e kam”, i përgjigjet ajo. Më pas Ronaldo kërkon në telefon për këngën më të fundit të Evit dhe këngëtarja i kthehet: “Seriozisht e ke? Më duket absurde”.

E nxehur sa më s’ka Evi është larguar ngë intervista duke thënë nëpër dhëmbë se diçka e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment