Showbiz

“S’më del jeta të t’kërkoj falje”, Kumbaro tregon sakrificat e të ëmës për karrierën e saj: Vuajti përbaltjet dhe poshtërimin

Kumbaro u tregua mjaft e hapur teksa rrëfeu edhe mbështetjen që ka psur nga familja dhe sakrificat që ka bërë kjo e fundit për të përballuar presionin që kishte ish-ministrja gjatë kohës që ishte në këtë post.
Featured image of article: “S’më del jeta të t’kërkoj falje”, Kumbaro tregon sakrificat e të ëmës për karrierën e saj: Vuajti përbaltjet dhe poshtërimin Mirela Kumbaro

TIRANË– Ish-ministrja Mirela Kumbaro rrëfeu detaje nga jeta e saj personale dhe nga fusha e politikës.

E ftuar në emisionin ‘Thumbon”, Kumbaro u tregua mjaft e hapur teksa rrëfeu edhe mbështetjen që ka psur nga familja dhe sakrificat që ka bërë kjo e fundit për të përballuar presionin që kishte ish-ministrja gjatë kohës që ishte në këtë post.

Ndër të tjera Kumbaro u shpreh se ishte nëna e saj ajo që e ka vuajtur më shumë përfshirjen e saj në politikë, duke pasur dhe ankth përpërbaltjen dhe fyerjet që kanë ardhur me këtë eksperiencë.

Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familje ime e madhe dhe e vogël. Nëna ime ka qenë një ndër njerëzit që e ka vuajtur më shumë këtë historinë e angazhimit tim në politik dhe vazhdon ende e kësaj dite. Nuk e pranon dot. E ka vuajtur shumë përbaltjen, poshtërimin, fyerjen, shpifjen që janë bashkudhëtarë të një pune të tillë, të paevitueshme. 

Nuk do më dalin vitet e jetës për ti kërkuar ndjesë asaj për të gjithë ankthin që i kam shkaktuar në këto vite. Ndërsa pjesa tjetër e familjes, fëmijët e mi dhe bashkëshorti kanë qenë mbështetësit, më kanë dhënë kurajë por edhe kritikët më të mëdhenj,”– tregoi ajo më tej.

Mirela Kumbaro ka qenë ministre kulture. Në dhjetor të vitit 2018, me vendim të kryeministrit Edi Rama, Kumbaro u laergua nga ky post për t’ja zënë vendin Elva Margariti.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment