Rajoni

“S’mbeti simbol pa u degradu”, gazetarja ‘shpërthen’ ndaj Haradinajt: I jep titullin “Skënderbeu” këngëtarit të tallavasë

Arbana Xharra e quan dekorimin e Labinot Tahirit me titullin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", si një çnderim të heroit kombëtar.
Featured image of article: “S’mbeti simbol pa u degradu”, gazetarja ‘shpërthen’ ndaj Haradinajt: I jep titullin “Skënderbeu” këngëtarit të tallavasë Arbana Xharra, Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas dekorimit nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinajt, me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, këngëtarit Labinot Tahiri, njëherësh deputet i Aleancës Kosova e Re.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo e quan si tallje me figurën e heroit kombëtar, dhënien e kësaj dekorate për një këngëtar.

“A mbeti diçka, ndonjë simbol që shqiptarët e konsiderojnë të shejntë për identitetin e tyre pa u devalvu, degradu, përbaltë sikur të ishte një leckë e pavlerë. Jo, nuk mbeti më asgjë. Sot kryeministri Haradinaj i ndau rapsodit filantrop Labinot Tahirit medaljen „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“. Ky kryheroi ynë as ka kënduar e as u ka bërë mirë fukarenjve duke i mediatizuar edhe pa done e fustana nëpër rrjetet sociale e gazeta. Ai ka bërë luftë, ky bën bamirësi, perfomancë – punë e tij, asgjë kundër tij. Ai është krijuesi i identitetit shqiptar. Ai është ura që lidh tri historitë e shqiptarëve atë iliren me arbnoren e këtë me këtë shqiptaren. Po ku i di këto Ramushi, se me i ditë nuk ishte tallë kaq rëndë me figurën e Gjergj Kastriotit. Megjithatë është fyerje e rëndë. Shumë e rëndë për mua si shqiptare dhe protestoj – pse çka mundem më shumë”, shkruan Xharra.

Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment