Kuriozitete

Mund të vidhen mesazhe dhe foto! Smartphonët Android fshehin një virus që rrezikon përdoruesit

Ky virus nuk është i pranishëm në Google dhe në Play Store por mund të shkarkohet vetëm  nga faqet e palëve të treta. Virusi u identifikua nga studiuesit e sigurisë në Zimperium Labs në një aplikacion të quajtur “System Update”
Featured image of article: Mund të vidhen mesazhe dhe foto! Smartphonët Android fshehin një virus që rrezikon përdoruesit Foto ilustruese

Përdoruesit e smartphonëve Android janë të rrezikuar nga një virus i ri i cili po qarkullon i maskuar si përditësim i të dhënave, qe sapo hyn në smartphone mund të marrë kontrollin e plotë të paisjes dhe të vjedhë të dhënat e saj.

Ky virus nuk është i pranishëm në Google dhe në Play Store por mund të shkarkohet vetëm  nga faqet e palëve të treta. Virusi u identifikua nga studiuesit e sigurisë në ndërmarrjen e mbrojtjes së paisjeve telefonike, Zimperium Labs në një aplikacion të quajtur “System Update” sipas Neewsbeezer .

Në hetimin e tij Zimperium testoi virusin duke konfirmuar se ai mund të vjedhë mesazhe , kontakte , detaje, foto ose të dhëna të tjera të paisjes.

Këshillohet  të mos instalohen skedarë të shkarkuar nga burime të pabesueshme sepse mund të kenë në përmbajtje virusin në fjalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shrithar Mittal drejtori i Përgjithshëm i Zimperium tha se virusi ka mundësi të jetë pjesë e një kërcënimi të mundshëm.

Thjesht më i sofistikuari që kemi parë ndonjëherë. Me siguri ka edhe të tjera si ai prandaj po bëjmë më të mirën për ta gjetur sa më shpejt të jetë e mundur”– shpjegon Mittal

(e.k/dosja.al)

Shto Koment