Bota

E dogjën një vit më parë/ Rivendoset për herë të dytë statuja e Melania Trump në Slloveni, këtë herë ndërtohet prej bronzi

FOTO
Statuja e re e bërë prej bronzi dhe e zbuluar për publikun të martën dhe është një kopje e origjinalit.
Featured image of article: E dogjën një vit më parë/ Rivendoset për herë të dytë statuja e Melania Trump në Slloveni, këtë herë ndërtohet prej bronzi Statuja prej bronzi e Melania Trump

SLLOVENI–  Një statujë e re prej bronzi për Zonjën e Parë të SHBA Melania Trump është vendosur pranë qytetit të saj të lindjes në Slloveni. Kjo statujë vjen një vit pasi statuja prej druri u dogj në korrik të 2019.

Disa njerëz e cilësuan origjinalin si një “turp” duke thënë se nuk dukej si zonja Trump. Bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump, Melania lindi në Novo Mesto në 1970 por u rrit në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Statuja e re e bërë prej bronzi dhe e zbuluar për publikun të martën dhe është një kopje e origjinalit.

“Ne jemi këtu sot sepse vendosëm përsëri një statujë të Melania në vendin ku ajo u dogj dhe për të përkujtuar statujën që u dogj.”- tha artisti slloven Marko Vivoda për agjencinë e lajmeve AP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga zgjedhja e Presidentit të SHBA Donald Trump në 2016, turistët kanë ardhur në Sevnica për të mësuar më shumë rreth origjinës së Zonjës së Parë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment