Ekonomi

Skualifikohen 5 kompani, në tenderin për nënkalimin te “Shqiponja” në garë tre kompani

Autoriteti rrugor ka vendosur të skualifikojë 5 kompani me argumentin se nuk përmbushin kriteret duke duke kualifikuar vetëm tre, të cilat janë vëllezërit hysa, curri, dhe vega shpk.
Featured image of article: Skualifikohen 5 kompani, në tenderin për nënkalimin te “Shqiponja” në garë tre kompani Pamje nga Unaza e Re

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli klasifikimin për tenderin 18.5 milionë euro të Unazës së Re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’ duke projektuar si fituese ‘Vëllezërit Hysa’.

Në tenderin për ndërtimin e nënkalimit që u zhvillua dy javë më parë morën pjesë 8 kompani. Ofertën më e ulët ishte ajo e kompanisë ‘Alb Building’ me 1.72 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Më pas u renditën 7 kompani të tjera, ‘Salillari’,’ Vëllezërit Hysa’, ‘2T, Gjoka’, ‘Curri’, ‘Vega’ dhe ‘Gener 2’, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14.5 deri në 18 milionë euro.

Por autoriteti rrugor ka vendosur të skualifikojë 5 kompani me argumentin se nuk përmbushin kriteret duke duke kualifikuar vetëm tre, të cilat janë vëllezërit hysa, curri, dhe vega shpk.

Në tre ofertat e kualifikuar ajo e e kompanisë ‘Vëllezërit Hysa’ me 1.72 miliardë lekë ose 14.6 milionë euro është më e ulëta, çka e projekton këtë kompani si fituesen e tenderi të shumëlakmuar të unazës, nëse renditja nuk do të ankimohet në komisionin e prokurimit publik.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “DH Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria u detyrua ta anulojë kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por Autoriteti Rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, Ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Projekti i ri në vend të mbikalimit e shndërron rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ në nënkalim, që sipas Ministrisë jep një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe qytetin.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment