Sport

Skuadra e Teutës “rrëmbeu” Kupën e Shqipërisë/ Artan Hoxha shenjëstron Armando Dukën: Pashai i ndau trofetë siç deshi, kampioni i ardhshëm do jetë Kukësi

Hoxha theksoi se këto rezultate ishin të parashikuara. Gazetari nënvizon se Duka i ndau trofetë siç deshi. Madje sipas tij, Kukësi do të jetë kampioni i ardhshëm i Shqipërisë.
Featured image of article: Skuadra e Teutës “rrëmbeu” Kupën e Shqipërisë/ Artan Hoxha shenjëstron Armando Dukën: Pashai i ndau trofetë siç deshi, kampioni i ardhshëm do jetë Kukësi Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka shenjëstruar kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën, për finalen e Kupës së Shqipërisë. Nëpërmjet 2 postimeve në Facebook, Hoxha thekson se Duka i ndau trofetë siç deshi. Sipas tij, Duka shpalli Teutën kampione në 100 vjetorin e krijimit të saj dhe skuadrën e Tiranës kampione.

Don Duka, i ndau dhe nje here trofete, si pashai, asqereve te tij.. Tirana kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 11 vite pa u shpallur kampion. U shpall kampion, per here te 25-te. Ta gezoje. Teuta kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 15 vite pa fituar trofe. U shpall fituese e kupes, per here te 4-et. Ta gezoje.”, shprehet ndër të tjera ai. 

Sakaq, gazetari shton më tej se Kukësi do të jetë kampioni i ardhshëm i Shqipërisë.

“Kukesi do te jete kampioni i ardhshem i Shqiperise. Ta gezoje. Une per vete po e deklaroj haptazi, per sezonin e ri, do te bej tifozllek per Armaten e Veriut, skuadren e Kukesit… FSHF nuk ka asnje pervjetor dhe as nje qokë per te bere, ne sezonin e ardhshem.”, shprehet ai. 

Reagimi i parë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Finalja e Kupes se Shqiperise Tirana vs Teuta 0-2. Me mire se kaq nuk behej.
Me vjen keq per çdo tifoz te Tiranes, qe shpresonte se do te perserisnin vitin 1999, hera e fundit kur Tirana, fitoi kampionatin edhe kupen bashke. Nuk kisha piken e dyshimit, qe Teuta fitonte sot. Ehuuuu, jane rregulluar me kohe ato pune…. Don Duka, i ndau dhe nje here trofete, si pashai, asqereve te tij.. Tirana kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 11 vite pa u shpallur kampion. U shpall kampion, per here te 25-te. Ta gezoje. Teuta kishte 100 vjetorin e themelimit dhe 15 vite pa fituar trofe. U shpall fituese e kupes, per here te 4-et.
Ta gezoje. Laçi donte te luante ne kupat e Europes. Do te luaje ne Europa League. Ta gezoje. Partizani?!!! E kenaqen vitin e kaluar, e shpallen kampion pas 26 vitesh.Nuk ka cfare kerkon me shume nga jeta!!! Kukesi??!
Ah Kukesi! Vitin tjeter do te kete stadium te ri ne qytetin e vet. Ndersa presidenti-kryebashkiak i Kukesit, do te kete zgjedhje politike ne majin e 2021-shit, dhe sigurisht, i duhet nje premtim i mbajtur per fushaten elektorale te mazhorances. Mbajeni mend qe tani. Kukesi do te jete kampioni i ardhshem i Shqiperise. Ta gezoje. Une per vete po e deklaroj haptazi, per sezonin e ri, do te bej tifozllek per Armaten e Veriut, skuadren e Kukesit…💪💪💪 FSHF nuk ka asnje pervjetor dhe as nje qokë per te bere, ne sezonin e ardhshem.
Ju te tjeret, ngrohuni ne diell!!! Don Duka, do te vazhdoje te mbreteroje i qete dhe pa kokçarje politike, ne sulltanatin e vet…m Endrra jane, ben vaki dhe s’dalin

Reagimi dytë: 

Safet Gjici per mbylljen e sezonit futbollistik 2019-2020: “Keshtu u nda kjo pune per sivjet…” Mos me thuaj, qe e ke fjalen, per ate qe kam ne mendje dhe une.
Per Sulltanin pra, ai qe i ndan punet si brigadier, vendos kush del kampion, kush fiton kupen, kush del ne Europa League, kush del nga kategoria, dhe kush ngrohet ne diell…
Ja pra keshtu ndahen punet, jo po tua lere ne dore skuadrave dhe lojtareve, ta bejne lemsh kampionatin. 

Ky reagim i gazetarit, Hoxha vjen pasi skuadra e Teutës arriti dje të të fitonte Kupën e Shqipërisë. Në një finale të luajtur kundër Tiranës, e cila pak ditë më parë u shpall kampione, “Djemtë e detit” arritën që të fitonin pastër me rezultatin 2 me 0. Kjo ishte një dhuratë për 100 vjetorin e themelimit të skuadrës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment