
SHKUP– Tottenham udhëtoi drejt Shkupit duke u përballur me një kundërshtar të panjohur. Trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho kishte marrë masat, pasi një eleminim do të ishte i turpshëm për vetë karrierën që mbart portugezi. Megjithatë Tottenhami i tij ja doli dhe tani në raundin e fundit do të presë Maccabi Haifa. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport”, tekniku portugez, nuk nguroi t’i thurte elozhe tetovarëve, duke u shprehur:
“Nëse Shkëndija do të luante kundër një skuadër tjetër, jo kundër nesh do të kishte më shumë shanse, për t’u kualifikuar. Është një skuadër që po ta lesh të luash futboll, të vë goxha në vështirësi. Mendoj se kishin më shumë cilësi se Lokomotiva Plodiv. Shpreh keqardhje që luajtëm në një stadium të boshatisur, por gjithsesi duhen respektuar rregullat”, u shpreh ndër të tjera Murinjo.
E.Ç (Dosja.al)