
SKOCI-Skocia ka rritur masat anti-Covid ditën e djeshme. Masat e marra do të jenë në fuqi për 3 javë dhe se kush do që i shkel ato do të gjobitet me 60 paund. Qeveria e Skocisë ka thënë se këto ndalime janë të nevojshme pasi infektimet e Covid-19 po rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndërsa aktivistë dhe ekspertë të ndyshëm e kanë kritikuar këtë ide duke u shprehur se kjo është abuzim itë drejtave të njeriut.
Masat e marra janë:
Hyrja dhe dalja nga Skocia pas orën 18:00 është e ndaluar.
Njerëzit që jetojnë në zonat më të rrezikuara pas kësaj ore nuk do të lejohen të dalin nga ato.
Do të mbyllen të gjitha bar-kafetë dhe restorantet.
Do të mbyllen të gjitha dyqanet e panevojshme.
Kush do person që nuk i respekton këto rregulla do të gjobitet me 60 paund.
Që nga fillimi i pandemisë në Skoci janë regjistruar 86,630 persona me Covid-19 ndërsa 3,459 të tjerë kanë humbur jetën.
(I.A/dosja.al)