Sport

Federata Skoceze me plan të qartë: u ndalon fëmijëve të godasin topin me kokë, ja arsyeja!

Në vitin 2015, diçka e tillë është ndaluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Skocia bëhet shteti i parë evropian që imponon një kufizim të tillë.
Featured image of article: Federata Skoceze me plan të qartë: u ndalon fëmijëve të godasin topin me kokë, ja arsyeja! Fëmijë në Skoci me top në dorë

SKOCI- Fëmijët që janë nën 12 vjeç, nuk do të mund ta gjuajnë topin me kokë. Skocia lë fjalët dhe kalon te faktet, me Scottish football Federation që gjatë këtij muaji do të zyrtarizojë rregullin e ri për stërvitjet e moshave nën 12 vjeç, për shkak të rrezikut që problemeve me demencën në moshë të rritur.

Faksimile e lajmit në BBC

Në vitin 2015, diçka e tillë është ndaluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Skocia bëhet shteti i parë evropian që imponon një kufizim të tillë. Diskutimet kanë vazhduar që nga publikimi i një studimi ku shihen lidhjet mes ish-futbollistëve dhe së sëmundjes që prek pjesën e trurit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjeku skocez i Federatës John MacLean, ishte pjesë e ekipit i cili theksoi se ish-lojtarët kanë tre dhe një herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdesin nga demenca.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment