Aktualitet

S’kishte ndezur kamerat e trupit! Kush është efektivi i “Shqiponjave” që vrau 25-vjeçarin në mes të Tiranës, i riu nga Tepelena prej 2 javësh pjesë e “Shqiponjave”. Ngritja në detyrë nga Kamza…

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i Policisë ka qenë në Komisariatin nr. 5 në Kamëz dhe prej 2 javësh ishte bërë pjesë e togave të "Shqiponjave".
Featured image of article: S’kishte ndezur kamerat e trupit! Kush është efektivi i “Shqiponjave” që vrau 25-vjeçarin në mes të Tiranës, i riu nga Tepelena prej 2 javësh pjesë e “Shqiponjave”. Ngritja në detyrë nga Kamza… Klodian Rasha dhe foto ilustruese

TIRANË– Zbardhen detaje lidhur me efektivin e Policisë së Shtetit që qëlloi për vdekje mbi 25-vjeçarin Klodian Rasha, pasi dyshoi se kishte armë me vete. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i Policisë ka qenë në Komisariatin nr. 5 në Kamëz dhe prej 2 javësh ishte bërë pjesë e togave të “Shqiponjave”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin N.Hadëraj, me origjinë nga Tepelena. Gjithashtu mësohet se ai bashkë me kolegët e tij të tjerë nuk i kanë pasur ndezur kamerat e trupit në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe se e gjithë zbardhja e dinamikës do të bëhet nga pamjet që kanë pasur ato të bizneseve përreth. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment