Aktualitet

E bënin pushim vetëm të dielën, pranohet gjykimi i shkurtuar për ‘skifterin’ Gentjan Duraku, ‘makthi’ i gjermanëve me mbi 51 grabitje

Mësohet se grupi i 'skifterave' kryente vjedhjet nga e hëna në të shtunë, ndërsa të dielën kishin vendosur që ta bënin pushim. Por jo të gjithë ishin "profesionistë", pasi një prej tyre ka shkaktuar vetëm dëme duke mos arritur të vjedhë asgjë me vlerë.
Featured image of article: E bënin pushim vetëm të dielën, pranohet gjykimi i shkurtuar për ‘skifterin’ Gentjan Duraku, ‘makthi’ i gjermanëve me mbi 51 grabitje Gentjan Duraku

TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ‘skifterin’ 29-vjeçar Gentjan Duraku, i cili bashkë me grupin kishte shkaktuar një dëm prej 500 mijë eurosh. Sipas ligjit, Duraku do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që do t’i caktojë GJKKO-ja.

I riu dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që kanë kryer më shumë se 51 vjedhje në Gjermani. Ai akuzohet për: “ Vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Edhe pse të dëmtuarit gjermanë, u ftuan nga Gjykata për të qënë të pranishëm në sallë, askush prej tyre nuk ka ardhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se grupi i ‘skifterave’ në të cilin Duraku bënte pjesë  kryente vjedhjet nga e hëna në të shtunë, ndërsa të dielën kishin vendosur që ta bënin pushim. Por jo të gjithë ishin “profesionistë” pasi një prej tyre ka shkaktuar vetëm dëme duke mos arritur të vjedhë asgjë me vlerë.

Nga grupi, i cili kishte si pjesëtarë rreth 40 persona, janë dënuar në Gjermani edhe dy persona të tjerë të identifikuar si Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment