Sport

Kupa e Botës: Gut-Behrami, “Mbretëresha” e botërorit, medalje ari edhe në sllallomin gjigand

Skiatorja zvicerane është bashkëshortja e futbollistit kosovar Valon Behrami. Ajo përsërit suksesin në Super-G, duke mundur Mikaela Shifrin me vetëm 2 të qindtat. Medalje bronzi për Katerina Liensberger
Featured image of article: Kupa e Botës: Gut-Behrami, “Mbretëresha” e botërorit, medalje ari edhe në sllallomin gjigand
Përditësuar:

ITALI – Lara Gut-Behrami është “Mbretëresha” e padiskutueshme e kampionatit botëror që po zhvillohet në Kortina të Italisë.

Skiatorja zvicerane, pas bronzit në tatëpjetë dhe arit në Super-G, sot ka fituar gjithashtu edhe garën e sllallomit gjigant, duke mposhtur Mikaela Shifrin me vetëm dy të qindtat e sekondës. Medalje bronz për Katerina Liensberger, e cila kishte një medalje ari më herët.

29-vjeçarja Lara Gut-Behrami do të luftojë për të mos e harruar kampionatin botëror në Kortina, me dy medalje ari dhe një bronzi në vitrinë. Skiatorja zvicerane po konfirmon periudhën e formës së çmendur në momentin e duhur të sezonit (tre fitore në katër garat e fundit CdM, para medaljeve në Kortina).

Ajo ka kënaqësinë që ka barazuar edhe rekordin e bashkatdhetares së saj, Maria Valiser, e cila në 1987 në Krans-Montana fitoi dy ari dhe një bronz si ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Interesant është fakti, se skiatorja Lara Gut-Behrami, që nga korriku i vitit 2018, është bashkëshortja e mesfushorit kosovar, Valon Behrami, ish-kapiten i Zvicrës, që aktualisht luan në radhët e Genoas.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment