Aktualitet

Skëterrë në errësirën e natës/ Polica kontrolle me radarë, pezullon 9 patenta në ‘Sauk-TEG’. Policia: Shkoni tek familja, ajo ka nevojë për ju (VD)

Policia ka monitoruar me radar shoferët, duke u pezulluar patentat 9 prej tyre për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën ishin duke ngarë mjetin e tyre.

TIRANË– Sërish probleme në aksin e Saukut. Policia rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë –Durrës, dy më problematikët, në të cilët janë shkaktuar jo pak aksidente.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, Policia ka monitoruar me radar shoferët, duke u pezulluar patentat 9 prej tyre për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën ishin duke ngarë mjetin e tyre.

“Kujdes, rruga monitorohet me Radar. Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzni patentën. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me radarë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju,”-shkruan Policia krahas videos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk hera e parë që Policia zhvillon kontrolle me radarë në këto akse, që zakonisht të rinjtë I përdorin për të bërë gara me makina, ose për të ecur tej normave të shpejtësisë duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment