LIVE UPDATES
Insights

Skenografia e vjedhur nga Izraeli, monologje dhe humor i stisur, Festivali i Alketës apo shqiptarëve? (Foto)

22 Dhjetor 2019, 09:21 Nga DOSJA

TIRANË– Pikun e pati rreth orës 22:30, kur performoi Elvana Gjata, me më shumë se 14% të audiencës. Pra, siç votuan shumica në një sondazh të Anabel, interesi i pakët publikut për festivalin u demonstrua natën e parë. Sigurisht, grafiku i Telemetrix ha diskutim, por rrallherë është shumë larg realitetit.

 

Pritej interesim më i madh, duke marrë parasysh se drejtimi artistik ishte në dorë të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut që prej vitesh angazhohen me sjelljen e formulave të njohura botërore në ekranet shqiptare. Duke qenë se figurat e tyre lidhen me spektaklet e kërcimit, disa komentues thanë se e ngatërruan “Festivalin e Këngës” me “Dance with Me.” Për më tepër që edhe Alketa ndihej si në shtëpinë e saj në skenën e festivalit ku vjen për herë parë si moderatore. E tha me dhjetëra herë që kjo ishte ëndrra e saj prej shumë kohësh dhe ndoshta e la ëndrrën ta çonte shumë larg.

Natën e parë u kënduan vetëm 10 këngë, në një festival që zgjati dy orë. Marrim një mesatare prej 3 minuta për këngë dhe muzikë e artistëve konkurrentë na rezulton vetëm 30 minuta nga 120 në total. Pjesa tjetër është mbushur me prezantim, interpretime të këngëtarëve të tjerë, si Gëzim Myshketa, Mahmood dhe katërshja Stine, Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Redon Makashi krah Luan Zhegut dhe skeç komik. Sa faj mund t’u vëmë komentuesve që bëjnë shaka me monologjet e Alketës me natyrë patriotike, frymëzuese a nostalgjike.

Në fillim të dhjetorit, kur vendosi t’u përgjgjet kritikave për festivalin, ende pa nisur mirë, Vejsiu tha: “Ne s’po e bëjmë festivalin për të marrë trofe. Po e bëjmë se duam ta bëjmë. Ky s’është festivali i Alketës, as i Verës, është festivali i shqiptarëve. Kjo është ideja ime. Uroj që kjo të dëgjohet dhe të kuptohet.” Por a ishte vërtet i shqiptarëve? Kishte ndonjë gjë ndryshe nga edicionet e mëparshme? Paneli i katër këngëtarëve që interpretojnë krah Luan Zhegut është një format i ezauruar që në fillim të viteve 2000 në spektakle si “Gjeniu i Vogël,” “Dua më shumë Shqipërinë” apo spektaklet e Miss-eve; dueti i Alketës me baritonin Gëzim Myshketa, sado i bukur, mbetet një duet patriotik klishe; intervista e gjatë e reperit Mahmood – që është italian dhe jo shqiptar – nuk u përkthye tërësisht në shqip.

Gjatë skeçit komik në fund, Rudina Dembacaj, Drilon Hoxha dhe Flor Binaj imitonin përkatësisht Jozefina Topallin, Sali Berishën dhe Edi Ramën. Duhet t’ju ketë rënë në sy treshja e çuditshme dhe të qeshurat e shtuara nga regjia. As Topalli, as Berisha nuk janë më kryefjala e jetës politike në vend. Madje, Topalli përflitet më së shumti për faktin që është bërë gjyshe, ndërsa Berisha për teoritë e çuditshme që poston në Facebook. Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre është mungesa e aktualitetit. Paneli katërsh, dueti, personazhet e fillimit të dekadës, të gjitha i përkasin një kohe tjetër e s’mund të jenë kurrsesi afër publikut që vetëm pak orë para nisjes së spektaklit u tremb sërish nga një goditje tërmeti.

Në të njëjtën linjë të gjërave të bëra më parë gjendet e skena që këtë vit ishte goxha e bukur. Nuk kishte të sharë, por – fatkeqësisht gjithmonë ka një por – skenografja italiane që e realizoi duket se është frymëzuar më shumë se ç’duhet nga skena e Eurovisionit të mbajtur këtë në vit në Tel Aviv, Izrael.

“Më shumë fjalë se këngë,” shkruan një komentuese në Facebook. “Alketa është bërë diçka monotone që duhet të bëjë shumë kohë pushim që njerëzit të rifillojnë ta shohin sërish njerëzit,” thotë dikush tjetër dhe një i tretë shton, “Mua më ngjan me një konferencë për shtyp sesa festival.” Gjatë transmetimit, Alketa tha qartazi se i mirëpret kritikat e publikut, të cilat po i vendosim këtu poshtë, për lehtësi.

“Festivali i Këngës” ndërron duar çdo vit dhe s’mund të presim të njëjtën gjë nga njerëz të ndryshëm. Të paktën të bëhet vërtet për shqiptarët që meritojnë diçka në shqip, të fokusuar te kënga, meritojnë një festival autentik dhe argëtues.

Marrë nga Anabel.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione alketa vejsiu festivali i këngës humor i stisur monologje skenogeafia e vjedhur nga izraeli alketa vejsiu festivali i këngës humor i stisur monologje skenogeafia e vjedhur nga izraeli

Sondazh

Poll
Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni