Aktualitet

Skenë vjedhje si në filma në Durrës! Autori shpërthen derën e makinës dhe merr sendet bashkë me 150 mijë lekë

VIDEO
Pasi ka thyer derën, hajduti ka mundur që të marrë sendet të cilat ndodhen brenda makinës, si dhe një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra.
Featured image of article: Skenë vjedhje si në filma në Durrës! Autori shpërthen derën e makinës dhe merr sendet bashkë me 150 mijë lekë Momenti i grabitjes

DURRËS– Një grabitje ‘si në filma’ ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Durrës, pranë Prefekturës, ku një grabitës ka shpërthyer me levë derën e një makine.

Pasi ka thyer derën, hajduti ka mundur që të marrë sendet të cilat ndodhen brenda makinës, si dhe një shumë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Siç duket në videon e “BalkanWeb”, autori ka qenë i pamaskuar, ka nxjerrë levën nga brezi, më pas ka grabitur pa u shqetësuar për kamerat e sigurisë që ndodheshin aty pranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment