Aktualitet

Votohet në krye të ASH-së Skënder Gjinushi: Njerëz mediokër nuk është uzurpim. Reagon Fuga: Puç institucional

Asambleja e Akademisë së Shkencave i jep të drejtën që të ushtrojë detyrën kryetarit Skënder Gjinushi.
Featured image of article: Votohet në krye të ASH-së Skënder Gjinushi: Njerëz mediokër nuk është uzurpim. Reagon Fuga: Puç institucional Skënder Gjinushi.

Tiranë- Asambleja e Akademisë së Shkencave i jep të drejtën që të ushtrojë detyrën kryetarit Skënder Gjinushi. Vendimi u mor sot në një mbledhje me dyer të mbyllura të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, ku Artan Fuga votoi kundër.

Në lidhje me këtë vendim të sotëm ka reaguar edhe Artan Fuga, i cili është shprehur se kjo që po ndodh është një puç institucional, aq më tepër që mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllua.

“Është uzurpuar një post i rëndësishëm. Sot jemi në një hall tjetër është shkelur ligji është shkelur Kushtetua, është bërë një puç institucional. Çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese”,  është shprehur Fuga për vendimin e sotëm.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Skënder Gjinushit i cili u shpreh se ka edhe njerëz  mediokër, duke theksuar se lajm do të ishte që Fuga të votonte pro.

“Institucion me shumicë dërmuese nuk ka uzurpim. Nuk është lajm që Fuga voton kundër, lajm është po të votojë pro. Akademikët duhet të vlerësohen. Ka njerëz mediokër që ngatërrojnë platformën me reformën. Unë dihen shumë mirë që Meta nuk më dekretoi, të gjitha këto tregojnë qartë që duan ndërhyrje në akademi. Akademia është institucion autonom.  Mos-dekretimi nga ana e presidentit ka qenë vendim politik, këtë e di  i shumë mirë edhe Meta. Meta ka marrë Fugën për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk kemi konflikt me Presidentin, ne zbatojmë ligjin. Akademia e shkencave do të akademizojë politikën dhe jo politika ne”, u shpreh Skënder Gjinushi.

Më tej duke qeshur ai është shprehur ndaj gazetarëve.: “Ligji i ri nuk ndryshon kriteret e zgjedhjes, vetëm është më i qartë. Kjo është përpjekja e dëshpëruar e Presidentit për të gjetur ndonjë lajthitje. Dorëheqja është shumë e qartë. Pa lindur ju unë kam qenë anëtar në Akademinë e Shkencave, që më ’89 .Dorëheqja është 15.5.2019. “

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta dha arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment