Sport

Skënderbeu fiton dhe thellon krizën tek Tirana, Ahmataj i paraqet dorëheqjen klubit

Në fund të ndeshjes trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka paraqitur dorëheqjen tek drejtuesit e klubit pasi nuk ka arritur objektivat e vendosura më herët.
Featured image of article: Skënderbeu fiton dhe thellon krizën tek Tirana, Ahmataj i paraqet dorëheqjen klubit

KORÇË- Skënderbeu ka arritur të fitojë kundër Tiranës në stadiumin “Stelman Stërmasi”. Në një ndeshje plot emocione, korçarët shënuan dy herë, nga një për çdo pjesë, ndërsa Tirana reagoi vetëm në minutat e fundit.

Në fund të ndeshjes trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, ka paraqitur dorëheqjen tek drejtuesit e klubit pasi nuk ka arritur objektivat e vendosura më herët.

Tirana në Korçë shkoi për të marrë një fitore dhe të linte pas krizën, por u kthye me humbje dhe me krizë më të thellë. Dy gola të Skënderbeut thelluan krizën e klubit, pasi kthimi nga Korça, Tirana e ka bërë pa trajner.

Ahmataj pasi pa ekipin e tij që nuk iu përgjigj në fushë vendosi që pas ndeshjes të jepte dorëheqjen, pas katër javësh në drejtim të klubit.

Bardheblunjtë tashmë ndodhet në vendin e 6-të ndërsa korçarët po vijojnë ngjitjen dhe e shohin veten në vendin e katër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment