Sport

Skënderbeu befason Bylisin, Kastrioti dhe Apolonia barazojnë mes polemikash

Shumë polemika në Kamëz, në përfundim të ndeshjes Kastrioti-Apolonia, ku pas barazimit 1-1, skuadrat ndanë nga një pikë. Fierakët janë më të zhgënjyerit, sidomos me gjyqtarin e ndeshjes
Featured image of article: Skënderbeu befason Bylisin, Kastrioti dhe Apolonia barazojnë mes polemikash
Përditësuar:

TIRANE – Skënderbeu befason në dy takimet e para të javës së 3-të të Superiores. Korçarët triumfojë me rezultatin 0-2 ndaj Bylisit, brenda në shtëpinë e ballshiotëve në “Adush Muça”. Edhe pse përballë ishin dy skuadra, që nuk e kishin provuar ende shijen e fitores, mallakastriotët ishin favoritë në letër, pasi luanin në fushën e tyre. Por parashikimet u përmbysën dhe në fund të takimit ishte Skënderbeu që festoi marrjen e 3 pikëve.

Ballshiotët kishin shansin të kalonin të parët në epërsi, por Ujka në minutën e 58-të shpërdoroi një penallti. Portieri Dajsinani i korçarëve, grushtoi dhe shpëtoi skuadrën e tij nga një gol, që mund të ndryshonte edhe rrjedhën e takimit, ku natyrshëm mallakastriotët si zotër të shtëpisë ishin më superiorë.

Por goditja e parë e Skënderbeut do të vinte në minutën e 70-të nga një kundërsulm i shpejtë. Sulmuesi i ri shkodran Belajdi Pusi, goditet nga jashtë zonës dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Qirko. Bylis provon të reagojë, por korçarët administrojnë mirë avantazhin dhe ulin ritmin e lojës, teksa në minutën e 85-të sërish në një kundërsulm dhe pas disa tentativash në zonë, Tereziu që dërgoi për herë të dytë topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2-0 të Skënderbeut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumë polemika në Kamëz, në përfundim të ndeshjes Kastrioti-Apolonia, ku pas barazimit 1-1, skuadrat ndanë nga një pikë. Fierakët janë më të zhgënjyerit, sidomos me gjyqtarin e ndeshjes. Përballja mes të dy skuadrave ishte mjaft e luftuar, me Kastriotin që mori rolin e protagonistit, por nga ana tjetër Apolonia mbrohej mirë dhe zbriste rrezikshëm në kundërsulm. Në minutën e 79-të, Mihana nga e majta lëshoi një goditje mjaft të bukur nga larg, duke shënuar për Apoloninë dhe befasuar portierin Isli Hidi.

5 minuta më vonë, lindi edhe episodi i kontestueshëm dhe që i dha drejtim tjetër rrjedhës së takimit. Pas një goditje nga këndi në zonë, Benjamin largon topin, por arbitri kryesor akordon penallti për Kastriotin, me pretendimin se futbollisti fierak e kishte larguar topin me dorë. Sebino Plaku nuk gabon nga pika e penalltise dhe rezultati barazohet në 1-1, duke mos ndryshuar më edhe në minutat e mbetura.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment