Aktualitet

Skënder Gjinush sfidon kritikët: Në shkencë jam si Zinedin Zidan, s’luaj më futboll por jam trajner (VD)

  • Gjinushi në krye të ASH-së, pedagogia kundër: Më gjeni kontributin shkencor të tij në 30 vitet e fundit
  • Skënder Gjinushi iu është përgjigjur kritikëve dhe shprehet se në shkencë është si Zinedin Zidan që s'luan futboll por është trajner.
    Featured image of article: Skënder Gjinush sfidon kritikët: Në shkencë jam si Zinedin Zidan, s’luaj më futboll por jam trajner (VD) Skënder Gjinushi, kreu i Akademisë së Shkencave dhe trajneri Zinedine Zidane

    Tiranë-Ditën që u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mjekohej se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar. (lexo këtu)

    Por në lidhje me këtë dekalaratë seksiste Skënder Gjinushi është shprehur se kjo deklaratë është keqinterpretuar.  Ai thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit, duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.

    Në emisionon “Politika online”  kritikëve për marrjen e këtij posti, ai iu është përgjigjur se ndihet si Zinedin Zidan, që nuk luan më futboll, por është trajner. “Shkencë jam si Zinedin Zidani, nuk luaj futboll por jam trajner”, shprehet ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Përsa i përket takimit me Edi Ramën në cilësinë e kreut të Akademisë së Shkencave, ai shprehet e ka këshilluar kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa.

    Për këtë përzgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri, e cila shprehet se ka gabuar rëndë pasi ka menduar se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri. Ajo ka publikuar një CV të Skënder Gjinushit dhe shprehet me ironi se ku e ka kontributin shkencor ai në 30 vitet e fundit.

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment