Përditësuar:
TIRANE – Trajner i Kukësit, Skënder Gega u kthye ditën e mërkurë në Tiranë nga Turqia, ku ishte për një mjekim më të specializuar në betejën me Covid-19, i cili në ditët e qëndruara në Tiranë e kishte rënduar shumë. Ai arrit të mposht virusin pas 21 ditësh, nën mbikëqyrjen e mjekëve, përfshirë edhe periudhën në Shqipëri, raporton “Top Channel”.
Trajneri Gega duket të ketë rikuperuar mjaft mirë gjendjen e tij shëndetësore nga qëndrimi në Turqi dhe në ditët në vijim pritet edhe rikthimi i tij në fushën e stërvitjes pranë skuadrës verilindore të Kukësit, e cila në ndeshjet e fundit në kampionat duket sikur ka gjetur veten.
B.T (Dosja.al)