Sport

FOTO/ Me maskë oksigjeni, trajneri i Kukësit Skënder Gega shijon fitoren nga spitali në Stamboll

Prej gati një jave trajneri i Kukësit ndodhet në spital në Turqi për një terapi rikuperimi të mushkërive të cilat i janë dëmtuar nga prekja e virusit Sars-Cov2
Featured image of article: FOTO/ Me maskë oksigjeni, trajneri i Kukësit Skënder Gega shijon fitoren nga spitali në Stamboll
Përditësuar:

TURQI – Kukësi ka arritur të marrë një tjetër fitore të rendësishme në këtë sezon dhe këtë gjë e e bën ditën e diel përball Vllaznisë së pathyeshme deri në këtë takim, të cilën e mundi me rezultatin 4-2.

E megjithatë në këto suksese nuk arrin të jetë përkrah skuadrës trajneri i tyre i pare Skënder Gega i cili vazhdon të qëndrojë i shtruar në spital në Stamboll për shkak të Kovidit.

Nëpërmjet një fotoje nga të afërmit e tij, duket Skënder Gega i cili edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, me oksigjen, nëpërmjet celularit ndjek skuadrën e tij në pamundësi për të qenë pranë për momenti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi ai është negativ në bazë rezultatit të tamponit të fundit, por po vazhdon një terapi për rikuperimin e mushkërive të cilat ishin të dëmtuara nga virusi. Por nëse një lajm i mirë është fitorja e Kukësit padyshim që një lajm i mire është edhe rikuperimi i shpejtë që po arrin trajneri Gega dhe që shumë shpejt do të arrijë të kthehet pranë skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment