Sport

Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit

"Mesazhet tuaja me kane mbushur zemren. Tani jam drejt permiresimit dhe shume shpejt drejt sherimit"
Featured image of article: Mesazhi prekës i Skënder Gegës: Më keni mbushur zemrën, jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit
Përditësuar:

STAMBOLL – Lajme të mira vinë nga Turqia. Trajneri i njohur, aktualisht i skuadrës verilindore të Kukësit, Skënder Gega, i cili drejt kohësh ishte i mbërthyer nga infektimi me Covid-19, por pas përkeqësimit të gjendjes u është nisur drejt Stambollit për një kurim më të specializuar, duket se e ka kaluar rrezikun. Ai, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, tekse i falenderon të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë, rrëfen edhe se është drejt përmirësimit dhe pritet që shpejt të shërohet.

“Nuk gjej fjalë se sa shume dua te falenderoj te gjithe per mbeshtetjen dhe kurajon qe me keni dhene ne nje moment te veshtire per mua. Mesazhet tuaja me kane mbushur zemren. Tani jam drejt permiresimit dhe shume shpejt drejt sherimit. Respect dhe mirenjohje nga une dhe familja ime. Zoti ju bekofte S. Gega”, – shkruan trajneri i njohur Skënder Gega, që falenderon të gjithë ata që kanë mbështetur në këtë çast të vështirë për të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja)

Shto Koment