Aktualitet

Skënder Brataj flet për rrezikun e grumbullimeve gjatë fushatës: Infektimet nuk krahasohen me dy javët e kaluara, akoma jemi në betejë…

Brataj tha se ka një tendencë të vogël rritje dhe për këtë duhet pritur deri nga mesi i muajit maj për të parë nëse grumbullimet gjatë fushatës elektorale kanë lënë pasoja.
Featured image of article: Skënder Brataj flet për rrezikun e grumbullimeve gjatë fushatës: Infektimet nuk krahasohen me dy javët e kaluara, akoma jemi në betejë… Skender Brataj

TIRANË– Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se pas fushatës dhe procesit zgjedhor situata është nën kontroll dhe në nivelet më të ulëta të infektimit, që ka pasur Shqipëria që prej fillimit të pandemisë.

Në një intervistë për Euronews, Brataj tha se ka një tendencë të vogël rritje dhe për këtë duhet pritur deri nga mesi i muajit maj për të parë nëse grumbullimet gjatë fushatës elektorale kanë lënë pasoja.

Sidoqoftë, është një rritje shumë e ulët, nuk mund të krahasohet me atë të dy javëve të kaluara, por jemi akoma në betejë me COVID-19 dhe nuk duhet të ulim vigjilencën” – tha Brataj.

Teksa solli në vëmendje qytetarët që janë imunizuar natyralisht pasi kanë kaluar sëmundjen, dhe procesin e vaksinimit që po ecën me ritme të kënaqshme, mjeku tha se kapacitetet spitalore janë në minimumet e tyre dhe situata është nën kontroll.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i takon një varianti të ri që qarkullon në Shqipëri, Brataj sqaroi se kjo do të ndodhte vetëm nëse do kishim një rritje të papritur dhe në masë të rasteve pozitive me COVID, ndërkohë që sqaroi gjithashtu se varianti indian nuk duhet as të neglizhohet por as të bëhet alarmant.

Vërtetë është një variant i ri me dy mutacione, por deri tani nuk ka studime që të tregojnë veçanti të këtij virusi sa i përket formave të rënda apo shtrimeve në spitale,” – u shpreh mjeku.

Brataj tha se maskat, distancimi social dhe higjena vetjake do të jenë në fuqi derisa të vlerësohet se pandemia ka marrë fund.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment