Politike

“Sa shqiptarë janë arrestuar, a po luftohet krimi…?”/ Hajdari dhe Balla një orë videokonferencë me Holandën, “PO-ja” vlen për çeljen e negociatave (SKENARI dhe PYETJET për qeverinë)

Nga Holanda kërkohen detaje edhe lidhur me politikat e Jashtme që ndjek Shqipëria, për t'u siguruar se jemi në të njëjtën linjë. Taulant Balla dhe Rudina Hajdari konferencë një orë.
Featured image of article: “Sa shqiptarë janë arrestuar, a po luftohet krimi…?”/ Hajdari dhe Balla një orë videokonferencë me Holandën, “PO-ja” vlen për çeljen e negociatave (SKENARI dhe PYETJET për qeverinë) Rudina Hajdari dhe Taulant Balla
Përditësuar:

HOLANDË– Fati i Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian do të vendoset në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në 10 nëntor. Ditën e sotme në orën 16:30 në një videokonferencë, për një orë deputetja Rudina Hajdari dhe Taulant Balla do të duhet që të bindin Holandën që të japë “po-në” e saj në konferencën ndërqeveritare. 

Pyetjet e listuara më poshtë janë ato që parlamenti i ka dërguar qeverisë holandeze në lidhje me progres Raportin e publikuar nga Komisioni European javën e parë të tetorit. 

SKENARI dhe PYETJET

Në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të datës 24 Mars 2020, u miratuan konkluzionet e mëposhtme: “Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE / ODHIR, të sigurojë financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, zbatimin e mëtejshëm të reformës gjyqësore, duke përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, duke përfshirë mendimet përkatëse të Komisionit të Venecias, dhe përfundimin e krijimit të specializimit strukturat anti-korrupsion dhe krimi i organizuar.

A mund të hyni në secilën prej këtyre pikave veçmas dhe të na tregoni se si Shqipëria aktualisht i ka arritur objektivat?

Cilat janë nivelet e krimit të organizuar në Shqipëri? (Numri i arrestimeve? Sasia e drogës dhe armëve të sekuestruara? 

Sa shqiptarë janë dënuar në Holandë gjatë dy viteve të fundit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa shqiptarë u dëbuan nga Holanda në dy vitet e fundit?

Çfarë ka bërë Shqipëria në të vërtetë gjatë vitit të kaluar për të luftuar korrupsionin?

A mund të shpjegohet se në çfarë aspekte korrespondojnë politikat e jashtme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi ndoshta ndryshojnë nga Bashkimi Evropian? 

Mesazhet për videokonferencën e sotme u dërguan paraditen e sotme në grupin e ambasadës së Holandës, por ishte gazetari Vladimir Lame ai që publikoi në media. Pas publikimit të pyetjeve nga ana e Lames, zyrtarët e Holandës në Shqipëri sqaruan se pyetjet do t’i drejtoheshin qeverisë së vendit të tyre nga Parlamenti.

Pasi shtetet anëtare të kenë miratuar kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian do të paraqesë pozicionin e përgjithshëm të BE-së duke vendosur edhe datën për konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend. Nëse të gjithë vendet anëtare janë “po-në” e tyre shënohet edhe fillimi zyrtar të negociatave të pranimit. Megjithatë votat e vendeve anëtare të BE-së duket të jenë të gjithë pro për të bërë të mundur afrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me familjen e BE-së.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment