Kuriozitete

E vetmja shpresë është vaksina/ Studiuesit britanikë studiojnë koronavirusin, tre skenarët e mundshëm që sfidojnë njerëzimin. Ja sa mund të zgjasë karantinimi

Një grup prej 30 personash kanë diskutuar lidhur mbi gjetjen e një mënyre për të bërë që koronavirusi të kalojë pa shumë impakt në shoqëri dhe ekonomi, por mesa duket…
Featured image of article: E vetmja shpresë është vaksina/ Studiuesit britanikë studiojnë koronavirusin, tre skenarët e mundshëm që sfidojnë njerëzimin. Ja sa mund të zgjasë karantinimi Foto ilustruese

Pandemia e koronavirusit po përhapet me një shpejtësi të frikshme. Të gjithë shkencëtarët kanë nisur që të punojnë sesi ta parandalojnë përhapjen për të shmangur numrin e viktimave.

Studiuesit nga “Imperial College” kanë analizuar ndikimin e mundshëm të masave që janë marrë për parandalimin duke realizuar edhe disa skenarë. Një grup prej 30 personash kanë diskutuar lidhur mbi gjetjen e një mënyre për të bërë që koronavirusi të kalojë pa shumë impakt në shoqëri dhe ekonomi, por mesa duket…

Numri i të vdekurve parashikohet i lartë dhe ekonomia nuk do të gjëjë “qetësi” deri në zbulimin e kurës.

Një prej studiuesve, profesor Neil Ferguson, drejtues i ekipit të MRC GIDA dhe drejtori i Institutit Abdul Latif Jameel thanë së bota ishte duke u përballur me krizën më të madhe ndër breza.

“Ka të ngjarë që masa të tilla – më së shumti, distanca e sigurisë, larja e duarve- do të duhet të përdoren edhe për shumë muaj, mbase deri sa të vihet në dispozicion një vaksinë,“-thanë ata. 

SKENARËT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në skenarin e parë, ata tregojnë se masat e marra mund të ngadalësojnë përhapjen e infeksionit, por nuk do të ndërpresin plotësisht atë. Epidemia parashikohet të arrijë kulmin gjatë një periudhe tre deri në katër muaj gjatë pranverës dhe verës.

Në skenarin e dytë, masat më intensive mund të ndërpresin infektimin dhe ulin shifrat. Sidoqoftë, pasi të jenë liruar sërish masat numri i të infektuarve do të rritet. Rreziku i rikthimit të pandemisë përgjatë muajve të dimrit ekziston. Ky skenar jep rezultate pasi breda disa javëve, infeksonet bien në mënyre drastike por ekonomia gjithashtu pëson një krizë duke pësuar rënie me 6%.

Një skenar tjetër është që të gjitha rastet e dyshuara si të infektuara të izoloheshin në shtëpi dhe familjet e tyre të karantinoheshin. 70-vjeçarët të vetë-izoloheshin, shkollat e kopshtet do të mbylleshin, megjithatë do të qëndronin hapur të gjitha kafet dhe lokalet. Kështu ekonomia do të pësonte një impakt minimal.

Totali i vdekshmërisë ulet me pothuaj 50% me një numër prej 250,000 vdekjesh në Britani dhe rreth 1 milion në Amerikë.

Marrë nga Imperial.ac.uk

Shto Koment