Aktualitet

Skena terrori në Zvicër, shqiptari ther me thikë gruan, fqinjët e gjejnë në shkallët e pallatit e i shpëtojnë jetën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe vetëm falë njoftimit të fqinjëve, gruaja, e cila kishte dalë në shkallët e pallatit ia doli që të shpëtonte. 
Featured image of article: Skena terrori në Zvicër, shqiptari ther me thikë gruan, fqinjët e gjejnë në shkallët e pallatit e i shpëtojnë jetën Foto ilustruese

ZVICËR– Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morges të Zvicrës pasi ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij. I riu, pas një grindjeje me bashkëshorten, në gjaknxehtësi e sipër mori thikën dhe i preu fytin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe vetëm falë njoftimit të fqinjëve, gruaja, e cila kishte dalë në shkallët e pallatit ia doli që të shpëtonte. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave vendase, të dy të rinjtë sapo ishin martur dhe kishin nisur bashkëjetesën së bashku. Aktualisht gruaja gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për tentativë për vrasje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment