Aktualitet

Skena në Sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve e stisur? Flet i riu që neutralizoi makinën: E vërteta është ndryshe

Ai thotë se do të dëshironte që në të vërtetë kjo ngjarje të ishte aktrim sepse nuk do të ishin vënë në rrezik jetë njerëzish, por e vërteta nuk është kjo. E vërteta është se ajo ngjarje ndodhi vërtet.
Featured image of article: Skena në Sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve e stisur? Flet i riu që neutralizoi makinën: E vërteta është ndryshe Skena nga sheshi

TIRANË– Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi makinën e cila hyri në sheshin “Skënderbej” në ditën e zgjedhjeve më 25 prill i përgjigjet komenteve dhe teorive që thonë se kjo ishte një ngjarje e paguar.

I ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora ai thotë se do të dëshironte që në të vërtetë kjo ngjarje të ishte aktrim sepse nuk do të ishin vënë në rrezik jetë njerëzish, por e vërteta nuk është kjo. E vërteta është se ajo ngjarje ndodhi vërtet.

Ka teori konspirative që çdo gjë është e stisur, që je i paguar dhe ditën e zgjedhjeve bëhet një gjest i tillë nga një makinë dhe media nuk u fokusua fare te zgjedhjet, por u fokusua vetëm te tema e kësaj makinës në sheshin “Skënderbej.” Je hasur me të tilla komente?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte,” tha Klodiani.

Marrë nga Oranews

(Kl.m./Dosja.al)

Shto Koment