Sport

“S’kemi marrë ende një ofertë prej 90 mln €”, presidenti i Napolit: Do ishte e dhimbshme ta humbisnim Kulibaly

Manchester City, Liverpool dhe Manchester United kanë një interes të shtuar për mbrojtësin dhe largimi i tij pritet të jetë i afërt.
Featured image of article: “S’kemi marrë ende një ofertë prej 90 mln €”, presidenti i Napolit: Do ishte e dhimbshme ta humbisnim Kulibaly Kalidou Kulibaly

ITALI- Kalidou Kulibaly prej kohësh përflitet se mund të largohet nga Napoli. Manchester City, Liverpool dhe Manchester United kanë një interes të shtuar për mbrojtësin dhe largimi i tij pritet të jetë i afërt.

Në një intervistë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është shprehur se do ishte humbje e madhe për skuadrën largimi i tij. Ai gjithashtu tha se çmimi për largimin e tij do të ishte 90 milion euro duke i informuar ekipet e tjera që dëshirojnë kartonin e mbrojtesit se sa duhet të paguajnë.

Do ishte e dhimbshme ta humbisnim Kulibalinë, pasi është një djalë i shkëlqyer. Por gjithmonë vjen një kohë që duhet të lëvizësh. Gjithsesi duhen dy palë për të arritur një marrëveshje.Nuk kemi marrë ende një ofertë prej 90 milionë eurosh”, përfundoi presidenti i Napolit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kulibaly u ble nga Napoli në 2014 për 7 milion euro  dhe për 6  vite vlera e këtij lojtari është  13 fishuar duke shkuar kështu në vlerën 90 milion euro për kartonin e tij.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment