Sociale

‘S’kemi ardhur në polici me shpresën se do të ndryshonte’/ Rrihte gruan, por i vë thikën në fyt edhe të birit: Po ndërhyre dhe njëherë do të të vras!

Madje sipas burimeve zyrtare, për shkak të skenave të përditshme me dhunë, njëra nga vajzat u largua nga shtëpia pasi nuk ndjehej e sigurt dhe kishte kriza terrorizimi. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe për dhunë ka përfunduar në pranga shtetasi B.K, një i papunë që i rrihte të gjithë anëtarët e familjes si dhe i kanoste për jetën.
Featured image of article: ‘S’kemi ardhur në polici me shpresën se do të ndryshonte’/ Rrihte gruan, por i vë thikën në fyt edhe të birit: Po ndërhyre dhe njëherë do të të vras! Foto ilustruese

Dhuna mes partnerëve u theksua akoma më tepër gjatë pandemisë. Por dhe ndryshimet ligjore që sjellin nxjerrjen nga banesa të dhunuesit, është ende herët për të thënë nëse ka shkaktuar apo jo impakt. Një burrë që po dhunonte gruan, ka kërcënuar edhe djalin në momentin që i biri ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Madje sipas burimeve zyrtare, për shkak të skenave të përditshme me dhunë, njëra nga vajzat u largua nga shtëpia pasi nuk ndjehej e sigurt dhe kishte kriza terrorizimi. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe për dhunë ka përfunduar në pranga shtetasi B.K, një i papunë që i rrihte të gjithë anëtarët e familjes si dhe i kanoste për jetën.

Sipas burimeve të Gazetës “Si” ai u prangos nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pas kallëzimit të bashkëshortes që rrëfeu skena të dhunshme brenda shtëpisë ku jeton familja. Grindja e fundit që e ka mbushur kupën, u mbyll me shenja dhe fraktura si zakonisht, por veç kësaj, djali i madh i çiftit provoi ftohtësinë e thikës së kuzhinës në fytyrë. I dyshuari në fillim qëlloi me shuplaka fëmijën e vogël. Kur gruaja është përpjekur të shpëtojë të miturin, atëherë ajo është gjendur nën sulmin e partnerit që, me grushte dhe shkelma, e ka vënë përfund.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në një moment djali i moshës 17 vjeç pa që po më rrihte i ati dhe ndërhyri. Por bashkëshorti mori thikën dhe ia vendosi në qafë dhe i tha “po ndërhyre dhe herë tjetër ta pres qafën”, ka rrëfyer gruaja e dhunuar.

E gjendur përpara këtyre të dhënave mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe fëmijët e tjerë të çiftit. “Im atë e ka dhunuar edhe herë të tjera mamanë, por nuk kemi ardhur në polici me shpresën se do të ndryshonte. Unë u largova nga shtëpia për shkak të kësaj dhune të vazhdueshme, nuk e duroja më dot, nuk ndihesha e sigurt”, rezulton të ketë deklaruar përpara agjentëve vajza e çiftit. Policia pohon se ka kryer këqyrje mjeko-ligjore të secilit prej pjesëtarëve të familjes së B.K, kurse nuk ka munguar dhe pajisja e menjëhershme me urdhër mbrojtjeje. Bashkëshortja kujton se grindja kulmoi pasi fëmija i vogël kishte folur me zë të lartë dhe kjo gjë e kishte shqetësuar kryefamiljarin.

Marrë nga Gazeta “Si”

Shto Koment