Aktualitet

Vidhnin makineri ndërtimi në Itali dhe i sillnin në Vlorë, arrestohet biznesmeni shqiptar me gruan në Itali, si funksionte grupi me 7 persona

Mediat italiane bëjnë me dije se nëntë personat kanë arritur të vjedhin gjashtë makineri të llojit Komatsu, Caterpillar dhe Manitou, që shërbenin për zhvendosjen e dherave. Makineritë e vjedhura, që kapin vlerën e 2 milionë eurove janë dërguar në Vlorë ku përdoreshin nga kompani ndërtimi që zotëron një 47-vjeçar shqiptar (një prej të arrestuavre).
Featured image of article: Vidhnin makineri ndërtimi në Itali dhe i sillnin në Vlorë, arrestohet biznesmeni shqiptar me gruan në Itali, si funksionte grupi me 7 persona Nje nga mjetet e vjedhura
Përditësuar:

ITALI– Shtatë persona kanë rënë në pranga mes tyre katër shqiptarë të cilët akuzohen se vidhnin makineri ndërtimi, falsifikonin numri ne tyre të shasisë dhe më pas i dërgonin drej Shqipërisë ku përdoreshin për ndërtime.

Mediat italiane bëjnë me dije se nëntë personat kanë arritur të vjedhin gjashtë makineri të llojit Komatsu, Caterpillar dhe Manitou, që shërbenin për zhvendosjen e dherave. Makineritë e vjedhura, që kapin vlerën e 2 milionë eurove janë dërguar në Vlorë ku përdoreshin nga kompani ndërtimi që zotëron një 47-vjeçar shqiptar (një prej të arrestuavre).

Të njëjtat media shkruajnë më tej se hetimet për operacionin e koduar “Digger” i koordinuar nga prokurori Matteo Centini, nisi në korrik të vitit 2018, teksa një qytetar raportoi një eskavator të ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino.

Qytetari kishte vënë re disa persona rreth makinerisë së llojit “Caterpillar” dhe pas hetimeve zbuloi se mjeti ishte vjedhur në një kantier ndërtimi në Parma. Ekskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kamerat e sigurisë në këtë vend kanë pikasur edhe 47-vjeçarin shqiptar që sipas mediave italiane është një biznesmen i rëndësishëm në Shqipëri dhe partneren e tij, 34 vjeç, e cila gjithashtu ka rënë në prangat e karabinierëve.

Dy prej makinerive të rënda janë rikuperuar nga autoritetet italiane dhe i janë kthyer pronarëve.

(k.m/f.m/dosja.al)

Shto Koment