Aktualitet

SKEMA/ Si funksionojnë grupet shqiptare, të rinjtë merren me drogë në Holandë ose Angli, investojnë në Shqipëri, rasti i Haxhi P.

Në artikull është marrë shembulli i një të riu, pjesë të një bande që funksiononte në Holandë. Ndërkohë që nuk mungonin as deklaratat nga gazetarët e terrenit dhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.
Featured image of article: SKEMA/ Si funksionojnë grupet shqiptare, të rinjtë merren me drogë në Holandë ose Angli, investojnë në Shqipëri, rasti i Haxhi P. Shqiptari

HOLANDË– Media holandeze “1limburg.nl” i ka dedikuar një artikull punës së paligjshme të shqiptarëve dhe investimin që bëjnë në Shqipëri. Në artikull është marrë shembulli i një të riu, pjesë të një bande që funksiononte në Holandë. Ndërkohë që nuk mungonin as deklaratat nga gazetarët e terrenit dhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

ARTIKULLI I PLOTË:

Një rrjet shqiptar i drogës, i cili operonte në Geleen të Holandës duket se nuk e ka pasur shumë të vështirë për të pastruar milionat e fituara, pasi kanë vendosur që të investojnë në makina dhe në pasuri të paluajtshme. Grupi fitonte 1.8 milion euro në vit nga tre plantacione të mëdha kërpi në Limburg. Ata do të dalin para Gjykatës ditën e nesërme, ku edhe do të përballen me akuzat e tyre.

Makina të shtrenjta

Një prej anëtarëve të bandës, Haxhi P. ka si hobi të ngasi Mercedesin e tij të shtrenjtë në Shqipëri. Dhe nuk është i vetëm. Për një vend me të ardhura mesatare 300 euro për person, ka në qarkullim një numër shumë të madh makinash të shtrenjta. Shqipëria po sheh se numri i banorëve në vend po zvogëlohet çdo ditë e më shumë, por investimet në pasuritë e patundshme janë kanë shtuar.

Stadiumi i zbrazët i futbollit

Kryeqyteti i vendit,  Tirana është plot me ndërtesa të reja që nuk përdoren fare. Për shembull, një hotel luksoz në qendër mund të strehojë qindra të ftuar, por vetëm disa shtretër përdoren në ditë. Dhe stadiumi i ri kombëtar përdoret vetëm dy herë në muaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes gishtërinjve

Sipas gazetarëve të terrenit  qeveria shqiptare po mbyll sytë ndaj pastrimit të parave në vend.

“Makinat, ndërtesat, të gjithë e dinë se ka diçka që nuk shkon. Kriminelët as nuk shqetësohen për të fshehur pasurinë e tyre. Ata e dinë që askush nuk mund t’iu bëjë atyre asgjë. Nëse është e nevojshme, ata thjesht japin ryshfet politikanëve,“- thotë gazetarja Klodiana Lala.

Gjashtë pushime në vit

Receta standarde për të fituar para është që të shkosh jashtë vendit, zakonisht në Itali, Angli dhe Holandë dhe të merresh me trafik droge. Fitimi investohet në Shqipëri. Për shembull Haxhi P., ka ardhur 6 herë në Shqipëri duke përdorur itinerare të ndryshme.

Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së në Shqipëri, ka pranuar se një fenomen i tillë ndodh në vend edhe pse ka një mekanizëm që merret për të luftuar pastrimin e parave të krimit.

“Nuk është e lehtë të fitosh para në Hollandë dhe të ndërtosh një ndërtesë të madhe këtu. Por unë duhet të pranoj se duket se po ndodh,”- tha Ibrahimi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment