Rajoni

SKEMA për hapje totale! Greqia do liri për Pashkët, nis me lirimin e masave, synon festë pa COVID

Sipas "Protothema", qeveria po synon lirimin e masave gradualisht deri për Pashkë, duke i konsideruar ndryshimet e tanishme një "provë" për hapjen totale. 
Featured image of article: SKEMA për hapje totale! Greqia do liri për Pashkët, nis me lirimin e masave, synon festë pa COVID Foto ilustruese

ATHINË– Greqia ka liruar masat shtrënguese të pandemisë së koronavirusit. Dje në vendin fqinjë janë rihapur parukieritë dhe qendrat e bukurisë. Sipas “Protothema“, qeveria po synon lirimin e masave gradualisht deri për Pashkë, duke i konsideruar ndryshimet e tanishme një “provë” për hapjen totale.

Më 5 prill do të vihet re ndikimi që do të ketë lirimi i tyre, ndërsa profesor Alkiviadis Vatopoulos, i cili është anëtar i komitetit të specialistëve të sëmundjeve infektive nuk e konsideroi si kohën e duhur për të bërë eksperimente.

Nëse situata shkon mire, gjimnazet mund të hapen pas 12 Prillit. Po ashtu edhe kafenetë dhe restorantet ka të ngjarë të hapen në 19 Prill por me kusht që ta lejojë situata epidemiologjike në vend.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Deri më tani Greqia ka shënuar 238,830 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit, nga të cilët kanë ndërruar jetë 7,531 pacientë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment