Aktualitet

SKEMA! ‘Mu prish makina’/ Telefononte pronarët e karrotrecave, u kërkonte para dhe largohej pa ua kthyer, arrestohet autori i 5 grabitjeve në Durrës. Vinte nga Tropoja me mjetin ‘Benz’…

Mrishaj realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.
Featured image of article: SKEMA! ‘Mu prish makina’/ Telefononte pronarët e karrotrecave, u kërkonte para dhe largohej pa ua kthyer, arrestohet autori i 5 grabitjeve në Durrës. Vinte nga Tropoja me mjetin ‘Benz’… Luigj Mrishaj

DURRËS– Luigj Mrishaj, është 48-vjeçari me banim në Tropojë që ka bërë ‘namin’ në Durrës me grabitje.

Ky nuk është arrestimi i parë për Mrishajn, pasi ka qënë dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, pasi u kap në flagrancë nga policia duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, personit me inicialet P. Z. (pronar i një karrotreci).

Mrishaj realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Policia mëson se ai është autor i 5 grabitjeve të tjera. Ndërkohë, iu është sekuestruar automjeti tip “Benz” që ai e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI:

DurrësGoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Karrotreci”.Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar që kryente vjedhje me anë mashtrimit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin ky shtetas largohej pasi kryente vjedhjet.Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Karrotreci”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tropojë, i dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci). Ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment