Politike

Skema e pensioneve/ Vasili: Mosha 70 vjeç dhe fondi drejt kolapsit të paralajmëruar

Sipas Vasilit, kjo është konfirmim i shkatërrimit të fondit të pensioneve.
Featured image of article: Skema e pensioneve/ Vasili: Mosha 70 vjeç dhe fondi drejt kolapsit të paralajmëruar Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit për rritjen e moshës së pensionit për meshkujt në 70 vjeç. Vasili shprehet se ky vendim është qesharak dhe i papranueshëm. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Vasili thotë se për qeverinë njerëzit mund të dalin në pension edhe 100 vjeç.  Sipas tij, kjo është konfirmim i shkatërrimit të fondit të pensioneve.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Mosha 70 vjec dhe fondi pensioneve drejt kolapsit te paralajmeruar.

Qeveria thote,qe shqiptaret do dalin 70 vjec ne pension.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria nuk e ka problem,qe njerezit te dalin edhe 100 vjec se ngaqe nuk ben vete asnje gram pune nuk i kupton dot njerezit,qe punojne.

Por shume me rende se kjo eshte
shkaterrimi i fondit te pensioneve per shkak te zvoglimit te frikshem te kontributeve.

Qeverise nuk ja ndjen fare per katastrofen dhe kolapsin e fondit te pensioneve qe eshte te pragu i deres.

Qeveria megjithe kryeminister kane merak te zhvasin koncesionet dhe te ikin nga syte e kembet,pa le te bjere ne shesh skema e pensioneve dhe le te mbeten pa buke qindra mijra njerez ne momentin me delikat e me te veshtire te jetes tyre.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment