LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEDA/ Vilë, eskortë, drogë, para e femra! Kush janë shqiptarët që u vranë në Ekuador, detajet tronditëse të ekzekutim

21 Nëntor 2020, 20:13 Nga DOSJA
SKEDA/ Vilë, eskortë, drogë, para e femra! Kush janë

EKUADOR- Një javë më parë mundi ti shpëtojë një tentative pengmarrjeje, por sot nuk ishte aq me fat. Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë në qytetin e Guayakilit në Ekuador, duke u bërë kështu, shqiptari i disatë që humbet jetën jashtë vendit, në rrethana të çuditshme. Mediat vendase raportojnë se Tresa ishte i skeduar nga autoritetet vendase si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë këtu edhe trafikun e drogës. 

Ekzekutimi brenda vilës, gruaja pa gjithçka

Adriatik Tresa u qëllua nga një skuadër e mirëfilltë policie. 4 ekzekutorët kanë hyrë të veshur si policë, duke paraqitur edhe një mandat kërkimi për tresën. Me fenelina policie, dy makina, të veshur me jelekët “POLICIA”, ata mundën të çanin rrethimin e hekurtë të bossit shqiptar të kokainës, që siç shihet edhe në pamje kishte mundur të ngrinte nivelin e jetesës, aty ku shumë të tjerë, shqiptarë nuk ia kanë dalë dot. 

Më pas, autorët, të veshur si policë, siç mund të shihni edhe në këtë video të sjellë nga Dosja.al kanë lëvizur të qetë nëpër shtëpi derisa kanë gjetur shënjestrën. Plot 6 herë u qëllua Adriatik Tresa, ndërsa në dhomën e ndenjes ku u qëllua me pushkë automatike, ndodhej edhe gruaja e Tresës, një shtetase ekuadoriane, që për fat të mirë, është lënë e qetë nga vrasësit.

 

Ekipi ishte plot 7 anëtarsh, të ndarë me role të mirëpërcaktuara. 2 ishin shoferë, 2 qendruan në vendin ku rrinë rojet, ndërsa 3 të tjerët kanë hyrë në vilën e shqiptarit, duke e ekzekutuar.

Bossi i drogës, me roje private

Tresa ishte arrestuar një herë në vitin 2017 si i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe i akuzuar për një vrasje. 45-vjeçari me origjinë nga Tirana, ishte i dyshuar për një vrasje të një shqiptari tjetër në vitin 2017. Asokohe policia, nuk mund ti gjente asgjë tjetër përveç një pistolete pa leje. Ai u hetua për pastrim parash, por pa sukses. Për policinë vendase, ai është i përfshirë në trafikun e kokainës, që dyshohet se është edhe arsyeja e vrasjes sipas hetimit. Pistat kryesore të hetimit janë përplasjet mes bandave shqiptare që veprojnë në Ekuador. 

Shqiptarët që u bënë shoshë nga në Ekuador

Mes të ngrënit një pjate me “Churrasco” (ushqim tipik në Ekuador), shqiptarët hëngrën plumbat. Tresa nuk ishte i vetmi.  Por me siguri as i fundit. Gazetarët investigativë kanë raportuar se prej vitesh, krimi shqiptar, ai i vërteti, është transferuar në këtë vend të vogël, por që për ta është një minierë ari. 

I pari i vrarë është Ilir Hidri, 40 vjeç nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba në kokë nga një shqiptar tjetër më 1 qershor 2017. Ilir Hidri dyshohet se është vrarë pasi prej disa kohësh ai ishte inflitruar në një rrjet të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë e Shqipëri. Asokohe u raportua se 40-vjeçari kishte shkëmbyer informacion me policitë e disa vendeve për një sasi të madhe kokaine që do vinte në Europë.  Hidri qëndronte në Ekuador prej 3 muajsh ndërsa më parë kishte qenë në Europë e Amerikë.

Viktima e dytë është Adriatik Llagji nga Borshi. I riu është ekzekutuar në Bogota, më 4 prill 2018. Djali nga Saranda u qëllua disa herë me plumb në kokë, ndërsa jetonte në Ekuador dhe njihej me emrin “Andrea”. Adriatik Llagji kishte ndërtuar një jetë të re në Bogota, ku ishte martuar me një kolumbiane ishte prind i një djali.

Ndërkohë që i treti është Fadil Kaçaniq, nga Mali i Zi. 64-vjeçari u ekzekutua në mars të 2018, bashkë me bashkëshorten e tij, Fatima. Fadili u qëllua me tri plumba, ndërsa njësoj edhe si në vrasjen e Adriatik Tresës, autorët u prezantuan si policë që kërkuan të bënin kontroll. 

Hijet e të shkuarës së Adriatik Tresës… vrasja e gazetarit dhe lirimi për mungesë provash!

Por Adriatik Tresës nuk kishte trafikun e drogës të vetmin mëkat mbi shpinë. 45-vjeçari nga Tirana, u arrestua në vitin 2013, për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo. Por paratë dhe influenca bënë të vetët edhe në Ekuador. Shqiptari u lirua për mungesë provash, derisa për të, u dëgjuan të krismat në vilën rezidenciale ku jetonte pa bujë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llagji fadil kacaniq ilir hidri vrasjet e shqiptareve ne ekuador adriatik llagji fadil kacaniq ilir hidri vrasjet e shqiptareve ne ekuador

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni