Aktualitet

SKEDA/ U ekstradua sot nga Italia, si e vrau biznesmenin në Sarandë Keivi Hysa, i groposën vëllain në Nikël për para me fajde

Kejvi Hysa, i arrestuar sot akuzohet si një nga autorët kryesor të kësaj ngjarje, pasi dhe sherri u nis nga ai vet, u arratis drejt Italisë. Ai që prej vitit 2015  ka jetuar në arrati, por Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ekstradimin e tij, pasi për të është vendosur masa e “arrestit në burg”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Featured image of article: SKEDA/ U ekstradua sot nga Italia, si e vrau biznesmenin në Sarandë Keivi Hysa, i groposën vëllain në Nikël për para me fajde Kejvi Hysës dhe Kejsi Hysa

TIRANË- Një krim i rëndë tronditi qytetin bregdetar të Sarandës në vitin 2015, në pikun e sezonit turistik. Sipas Policisë dhe hetimeve të Prokurorisë, gjithçka kishte nisur pas një sherri për motive të dobëta. Një biznesmen, pronar i një lavazhi Edmond Theodhori në një nga lokalet e Sarandës ishte konfliktuar me, Gani  dhe Kejvi Hysën (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.

Pas këtij momenti, një natë më vonë, rreth orës 01:05, autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën e shokët e këtij të fundit, kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur edhe konflikti një natë më parë, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Sapo e kanë pikasur, ata rrethuan mjetin dhe nisën t’i thyejnë atij xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj, njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Kejvi Hysa, i arrestuar sot akuzohet si një nga autorët kryesor të kësaj ngjarje, pasi dhe sherri u nis nga ai vet, u arratis drejt Italisë. Ai që prej vitit 2015  ka jetuar në arrati, por Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ekstradimin e tij, pasi për të është vendosur masa e “arrestit në burg”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Por historia e Kejvi Hysës nuk mbaron këtu…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vëllai i tij më i madh, Kejsi Hysa që mbante dhe identetitin, Eljon dhe Sahit Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit të kaluar. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxh në kërkim të intersit. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejvi Hysa, ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro.

Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra, Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur dhe më pas e ka sharë.

Ata janë përleshut me njeri-tjetrin dhe Hysa, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë, pasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Hysa është qëlluar nga Agron Tufa, që ishte një mik i përbashkët i Hysës dhe Ramës. Pasi kanë parë që Kejsi ka vdekur ata kanë vendosur ta groposin dhe më pas kanë shkuar dhe kanë luajtur bilardo.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment