Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
SKEDA/ Pasi u bë ministër iu rrit pasuria, Gent Cakaj me ‘flamur të kuq’, nuk i justifikon dot shpenzimet me të ardhurat
14 Janar 2021, 11:41Nga DOSJA
Gent Cekaj u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama në dhjetor 2018, por ai e ushtroi funksionin si i komanduar, pasi nuk u dekretua nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Cakaj shërbeu në kabinetin e Ramës për dy vjet dhe u largua me dorëheqje në dhjetor 2020.
Gjatë viteve të shkollimit, Gent Cakaj është angazhuar si konsulent dhe analist për çështje politike, si dhe është autor e bashkë-autor i disa punimeve në këto fusha. Ai iu bashkua kabinetit të kryeministrit Edi Rama në janar 2018 si këshilltar politik dhe në të njëjtën kohë, ka shërbyer edhe si Koordinator Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Zonën Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.
Në qershor 2018, Gent Cakaj u emërua zv.ministër në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme, ndërsa në janar 2019 u komandua si ministër. Cakaj e motivoi dorëheqjen nga kabineti i Ramës me zgjedhjet në prag, ku ai nuk synon të kandidojë si deputet.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë që prej fillimit të detyrës publike dhe deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e dorëzuar para fillimit të detyrës në vitin 2018, Cakaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 48.7 milionë lekë, e cila i përket prindërve të tij, me përjashtim të një llogarie personale prej 157 mijë lekësh. Në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 49.6 milionë lekëve.
Pasuritë e patundshme të familjes Cakaj kapin vlerën e 43 milionë lekëve, e ndjekur nga likujditetet bankare prej rreth 5.4 milionë lekësh dhe automjeteve me vlerë 1.1 milion lekë.
Të ardhurat e Z. Cakaj gjatë vitit 2018 kanë qenë 1.2 milionë lekë me burim 100% nga funksioni i tij.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit, i cili rezultoi me probleme.
Në deklaratën vjetore për vitin 2018, Z. Cakaj deklaron shtesa në llogari bankare në vlerën e 240 mijë lekëve, blerjen e një makine me vlerë 5 mijë euro dhe shpenzime qiraje prej 5170 euro. Të ardhurat vjetore të deklaruara rezultojnë të pamjaftueshme për të mbuluar këto shpenzime në shumën e rreth 240 mijë lekëve. Marrë nga BIRN
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ilir Gëdeshi është shprehur se nga Shqipëria po ikin fëmijët e elitës intelektuale të vendit. Në tryezën e mbledhur nga Presidenti Ilir Meta për sh...
TIRANË– Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në UT, Sherif Bundo ka deklaruar se shpopullimi i vendit në Shqipëri është e njëjtë me atë të largimit të shqiptarëv...
LEZHË– Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë...
SHBA– John Tatko ishte anëtari i parë republikan i Kongresit që njoftoi se do të votonte pro fajësimit të presidentit Donald Trump. Bloomberg shkruan se ky isht...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lidhur marrëveshjen me dy aleatë të tjerë, një ditë pasi gjeti dakordësinë me kreun e PAA-së, Agron Duka...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari do të kandidojë në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit! Këtë e bëri të ditur vetë ajo pak minuta më parë përmes ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet me banorët e Tiranës. Sot ajo zhvilloi një takim me qytetarët n...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në ‘Facebook’ një udhëzim për qytetarët të cilët kanë ndryshuar shtëpinë dhe duan të ndryshojnë dhe adresën e v...