Aktualitet

SKEDA/ Gjurmët e Masakrës së Lushnjes, kush janë dy ‘KILLERAT’ që RENEA dështoi t’i kapte, lufta me Aldo Baren dhe lidhja me avionët e drogës në Divjakë

Dosja.al sjell historinë e plotë të dy killerave të akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda, vijojnë të jenë të lirë. Si dështoi RENEA t’i kapë në operacionin e 2018-ës, ku mbeti i plagosur një qytetar.
Featured image of article: SKEDA/ Gjurmët e Masakrës së Lushnjes, kush janë dy ‘KILLERAT’ që RENEA dështoi t’i kapte, lufta me Aldo Baren dhe lidhja me avionët e drogës në Divjakë Dy viktimat e Masakres se Lushnjes, Aldo Bare, Laert Haxhiu, Orges Bilbili dhe Haxhi Lika
Përditësuar:

TIRANË– Orges Bilbili, është kapur sot rastësisht në zonën e “Xhamllikut” pas shumë vitesh në kërkim dhe dhjetra operacionesh të dështuara nga efektivët e RENEA. I riu u kap gjatë një kontrolli për lejen e qarkullimit në një kohë kur vendi është totalisht i izoluar nga pandemia e koronavirusit. Bilbili është shpallur në kërkim pasi akuzohet si autori i në sërë vrasjes, atentatesh dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i pilotit italian, Giorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. Ndonëse tani, Bilbili gjendet i plagosur në spitalin e Traumës, ‘karriera’ e tij ka filluar që në 8 korrik të vitit 2010, kur së bashku me Leart Haxhiun akuzohen se kanë ekzekutuar 29-vjeçarin Gerti Lala, i cili njihej si pjesë e grupit të Aldo Bares. Nga ekzekutimi i Lalës, dy miqtë nuk u ndalën më duke vijuar që të përhapnin terror në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që ishin në shënjestër të Policisë.

Ndikimi i tyre ka shkuar deri në radhët e Policisë, ku edhe dyshohet se kanë pasur informatorë, të cilët i njoftonin për çdo lëvizje kundër tyre. Po cilat janë ‘bëmat’ e dy shokëve që u rritën bashkë dhe po sfidojnë gjithë çfarë ka mbetur nga emri i Aldo Bares në qytet? Cilat janë vrasjet që kanë ndodhur për ditën me diell dhe që rëndojnë mbi supet e dy të rinjëve?

Masakra e Lushnjes, si u ekzekutua Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi brenda në lokal

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

Pamje nga masakra e Lushnjes

Por kush janë Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili? ‘Spiderman-i që theu këmbën për t’i shpëtuar policisë

Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjne e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë. Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili

Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën. Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Ndërsa Orges Bilbi është i dënuar për trafik droge, me 7 vite e 4 muaj burg. Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato.

Piloti italian Giorgio Riformato

Ai është shpallur në kërkim për këtë trafik droge, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me italianin, avioni i të cilit, geci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali. Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.

Si dështoi RENEA t’i kapte dy ‘killerat’ e Lushnjes

Në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Edhe pas kësaj ngjarjeje ata vijojnë të jenë në arrati. Laert Haxhia pas vrasjes së dyfishtë në Lushnje u pajis me pasaportë nga drejtoria në Fier, pavarësisht se ishte në kërkim duke shënuar një skandal.

Haxhi Lika, 77-vjeçari që u plagos gjatë operacionit të RENEA-s në 2018

Historia e bandës së Lushnjes
Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA.

Aldo Bare, kreu i bandes se Lushnjes

Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment